Mësoni
Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në sfidat për vendin e punës?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Lexoni:Disa nga ne e kanë një vend pune dhe disa mund të jenë ende duke kërkuar vende pune, por gjithsecili përballet me sfida të punës. Disa shembuj janë:
-
Ende nuk kam gjetur një vend pune.
-
Shefi im nuk duket kurrë i lumtur nga puna ime.
-
E kam një vend pune, por nuk fitoj para mjaftueshëm.
-
Nuk e di se si t’ia bëj me korrupsionin në punën time.
-
Flas me shumë njerëz, por asnjëri nuk më merr në punë.
-
Është e vështirë të jem i sinqertë me punëdhënësin tim.
-
Nuk më pëlqejnë kolegët e mi.
-
Nuk e mbaj dot një vend pune.
Ne bëhemi më të mbështetur te vetja teksa këshillohemi së bashku dhe ushtrohemi për t’i kapërcyer sfidat.
-
-
Ushtrohuni:Çdo anëtar i grupit do ta shkruajë në dërrasë sfidën e vet më të madhe lidhur me vendin e punës. Si grup, zgjidhini tri nga sfidat në dërrasë. Ushtrimi juaj sot është të diskutoni dhe të planifikoni disa zgjidhje.
Shqyrtimi i ushtrimeve, diskutimeve dhe materialeve filmike të kaluara në këtë fletore pune mund të jetë i dobishëm. Ju mund të njihni edhe dikë jashtë grupit që mund të ndihmojë në një sfidë. Ky person mund të ftohet të ndihmojë në mbledhjen e radhës të grupit tuaj.