Mësoni
Si të bie në sy si zgjedhja e qartë [për t’u marrë në punë]?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Shikoni:“What Is He Looking For? Part I” [“Çfarë Po Kërkon Ai? Pjesa I”](Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 66.)
-
Diskutoni:Çfarë duan të dinë punëmarrësit gjatë intervistave ose kur ju japin një kërkesë [për ta plotësuar]? Po sikur përgjigjet tuaja të mund t’ju ndihmonin të binit në sy si zgjedhja e qartë për punëdhënësin?
-
Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si të bie në sy si zgjedhja e qartë [për t’u marrë në punë]?
VEPRIMI I JAVËS – T’u jap përgjigje të shkëlqyera pyetjeve të intervistës dhe kërkesës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, do të mësoni t’u përgjigjeni pyetjeve të intervistës dhe të plotësoni kërkesa në një mënyrë të tillë që do t’ju ndihmojnë të bini në sy!
Si të përgatitem për një intervistë?
-
Lexoni:A kemi frikë nga intervistat? A e vrasim mendjen se për çfarë do të na pyetin intervistuesit apo se çfarë duan të dinë ata në të vërtetë?
Në fakt, ne mund ta dimë. Shumica e intervistuesve bëjnë pyetje të zakonshme. Le ta lexojmë me radhë si grup këtë tabelë.
PYETJE TË ZAKONSHME
ÇFARË MUND TË DËSHIROJË TË DËGJOJË INTERVISTUESI
MJETET E PËRGJIGJES
Çfarë mund të me tregoni rreth vetes?
A mund të flasë mirë ajo? A është e përgatitur?
“Unë në 30 sekonda”
Cilat janë pikat tuaja të forta?
A i përmbush nevojat tona përvoja e tij?
Pohim Fuqie
Pse dëshironi të punoni për ne?
A ka ajo një synim të qartë?
Pohim Fuqie
Çfarë mendoni për shefin tuaj të mëparshëm?
A i respekton ai udhëheqësit?
Pohim Fuqie
Si reagoni ndaj trysnisë?
A merr përgjegjësi për problemet?
Pohim Fuqie
Sa prisni të paguheni?
A janë pritshmëritë e tij të arsyeshme?
Përgjigjuni me pyetje
-
Shihni:“What Is He Looking For? Part II” [“Çfarë Po Kërkon Ai? Pjesa II”] Ndaloni dhe merrni pjesë si të drejtoheni. (Nuk keni material filmik? Lexojini faqet 67–68.)
-
Diskutoni:Kur është deklarata juaj “unë në 30 sekonda” një mjet i fuqishëm në një intervistë? Kur janë pohimet e fuqisë mjetet e duhura? A e kuptoni si ta ktheni një negative në pozitive?
-
Ushtrohuni:
Merrni gjashtë ose shtatë minuta për të bërë “ushtrimin e shpejtësisë” në vijim.
-
Ngrihuni në këmbë dhe drejtohuni nga një anëtar tjetër i grupit.
-
Njëri nga ju është punëdhënësi; bëni një pyetje të zakonshme nga tabela më lart.
-
Tjetri është kërkuesi i vendit të punës; përgjigjuni pyetjes me mjetet tuaja.
-
Ndërrojini rolet dhe bëjeni përsëri. Jepini njëri-tjetrit përshtypje të dobishme!
-
Pasi të keni qenë të dy punëdhënësi dhe kërkuesi i vendit të punës, lëvizni për te një partner tjetër. Përsëriteni këtë derisa të mbarojë koha.
Vazhdoni të ushtroheni pas mbledhjes tonë me familjen apo miqtë tuaj. Shikojeni tabelën në faqen 69 për më shumë pyetje.
-
Si t’iu përgjigjem pyetjeve me pyetje?
-
Lexoni:Po sikur të mos e dallojmë çfarë dëshiron intervistuesi? Ose po sikur të na duhet më tepër informacion? Ndonjëherë ne mund të përgjigjemi me pyetje.
-
Lexoni:Le t’i vështrojmë këto dy pyetje të zakonshme. Ne do ta lexojmë çdo pyetje dhe pastaj informacionin në të djathtë të saj.
PYETJE TË ZAKONSHME
ÇFARË MUND TË DËSHIROJË TË DËGJOJË INTERVISTUESI
MJETET E PËRGJIGJES
PËRGJIGJUNI ME PYETJE
Çfarë page dëshironi?
A ka aq vetëbesim sa të bëjë marrëveshje?
Përgjigjuni me pyetje
Sa paguani zakonisht për këtë pozicion?
A keni ndonjë pyetje?
A e kupton ajo vendin e punës?
Përgjigjuni me pyetje
Cila është gjëja më e mirë e të punuarit këtu?
-
Diskutoni:Kur do të ishte mirë t’i përgjigjeshit një pyetjeje me pyetje? Kur nuk do të ishte kjo një ide e mirë? Si mund të përgatiteni të bëni pyetje të mira në një intervistë?
-
Lexoni:Përpara intervistës, duhet ta studiojmë punëdhënësin dhe të shkojmë të përgatitur për të bërë pyetje të mira. Ne mund të përgatitemi edhe që t’i shtojmë një pyetje deklaratës “unë në 30 sekonda” ose një pohimi fuqie. Për shembull: “Për çfarë aftësish të tjera do të dëshironit të flisja?”
Pyetjet e mira mund të krijojnë një bisedë të mirë!
VEPRIMTARI ME DËSHIRË: SI TË BËJ MARRËVESHJE PËR NJË PUNËSIM QË I PLOTËSON NEVOJAT E MIA ? |
---|
(MOS E BËNI KËTË GJATË MBLEDHJES.) |
Nëse e zgjidhni, përpara mbledhjes sonë të radhës ju mund të bëni këtë veprimtari: Një pjesë e rëndësishme e një interviste është bërja e marrëveshjeve. Nëse dëshironi të mësoni më tepër, gjeni kohë për të shqyrtuar temën “Si të Bëj Marrëveshje për një Punësim që i Plotëson Nevojat e Mia?” në faqet 70–72 te pjesa Burimet. Diskutoni dhe ushtrohuni me familjen tuaj. |
Po për sa i përket qëndrimit dhe pamjes sime?
-
Ushtrohuni:Ngrihuni që të gjithë dhe përsëriteni këtë frazë tri herë:
Kemi vetëm një rast për të lënë një përshtypje të parë!
-
Diskutoni:Çfarë do të thotë për ju teksa përpiqeni të “bini në sy”?
-
Ushtrohuni:Lëvizeni karrigen tuaj që të punoni me një anëtar tjetër të grupit. Lexojani njëri-tjetrit këtë tabelë. Vendosni se çfarë mund të përmirësoni për të qenë më i miri që mundeni.
POROSI PËR SUKSES
Qëndrimi
-
Lutuni për ndihmë dhe paqe.
-
Jini të sjellshëm dhe të respektueshëm.
-
Jini në orar!
-
Tregoni interes ndaj kompanisë dhe intervistuesit.
-
Buzëqeshni dhe jini të këndshëm.
-
Silluni me vetëbesim.
-
Flisni qartë
Mirëmbajtja Vetjake
-
Kini fytyrë, duar e thonj të pastër.
-
Përdorni grim të lehtë (gratë).
-
Përdorni modele të thjeshta flokësh.
-
Kini aromë të mirë.
-
Pritini ose rruajini qimet e fytyrës (burrat)
-
Kini pamjen e një profesionisti.
Veshja
-
Përdorni veshje të pastra pa vrima (veshjet nuk kanë pse të jenë të shtrenjta).
-
Hekurosini veshjet.
-
Vishuni një shkallë më lart se ajo që vishni zakonisht për punë:
-
Nëse do të shkonit në punë me xhinse dhe bluzë me mëngë të shkurtra, vishni pantallona teritali dhe një këmishë më të hijshme.
-
Nëse do të shkonit në punë me një këmishë më të hijshme, vishni këmishë dhe kollare (për burrat) ose një bluzë të mbyllur (për gratë).
-
-
Si t’i plotësoj kërkesat për vend pune?
-
Lexoni:Ne duam ta shpenzojmë shumicën e kohës sonë me kontakte dhe intervista vetjake nëpërmjet rrjetit tonë. Por me gjasë do të na duhet të plotësojmë kërkesa gjithashtu, qoftë në letër ose në internet. Një kërkesë është si një intervistë në letër.
-
Ushtrohuni:Bëhuni bashkë me dy anëtarë të grupit. Plotësojeni kërkesën te dy faqet e radhës. Pastaj lexojeni sa vijon dhe diskutoni se si t’i përmirësoni kërkesat tuaja. Pas mbledhjes sonë, rishikojini faqet 73–75.
PJESA E KËRKESËS
ÇFARË PO KËRKOJNË ATA
MJETE DHE POROSI
Informacioni Vetjak
A ka ndonjë gjë që e skualifikon atë (e tillë si një krim apo problem tjetër)?
Përgjigjuni çdo pyetjeje.
Përdoreni informacionin nga “unë në 30 sekonda”.
Jini të sinqertë; shmangini hollësitë e panevojshme.
Arsimimi
A ka përgatitjen e duhur ai?
Nëse është e mundur, niseni nga titulli apo certifikata më e lartë dhe vazhdoni prapa në kohë.
Shtojini të gjitha trajnimet dhe certifikimet konkrete.
Shtoni informacion nga pohimet e fuqisë.
Historia e Punësimit
A e ka ajo përvojën që na nevojitet?
Nëse është e mundur, niseni nga puna më e fundit dhe kthehuni pas.
Përpiquni t’i shmangni boshllëqet kohore ose shpjegojini ato.
Përdorni informacion nga pohimet e fuqisë.
Referencat
A ka mjaftueshëm informacion që unë të vihem në kontakt me të?
Përgatiteni së paku një referencë (merrni leje) për karakterin tuaj (ndershmërinë etj.) dhe një për aftësitë dhe rezultatet tuaja në vendin e punës.
Çmimet ose Njohjet në Punë
A ka aftësi të veçanta ai?
Nëse është e mundur, niseni nga më të rëndësishmit dhe shkoni drejt më pak të rëndësishmit.
Shtoni informacion nga pohimet e fuqisë.
Të përgjithshme
A është kërkesa e rregullt dhe e pastër?
Shkruani qartë.
Bëjeni të këndshme për t’u parë.
FORMULARI I KËRKESËS PËR VEND PUNEEmri:
Data:
Adresa:
Telefoni:
Posta Elektronike:
Pozicioni:
Paga e Dëshiruar:
Data kur jeni në dispozicion:
A keni punuar ndonjëherë për këtë kompani?
-
Po
-
Jo
Data:
Nëse po, kur?
A jeni dënuar ndonjëherë për një krim?
-
Po
-
Jo
Data:
Nëse po, shpjegojeni:
Arsimimi
Kolegji/Universiteti:
Adresa:
Nga:
Drejtuar:
A u diplomuat?
-
Po
-
Jo
Diplomë:
Shkolla e Mesme:
Adresa:
Nga:
Drejtuar:
A u diplomuat?
-
Po
-
Jo
Titulli akademik:
Referenca
Emri i Plotë:
Lidhja Familjare:
Telefoni:
Emri i Plotë:
Lidhja Familjare:
Telefoni:
Emri i Plotë:
Lidhja Familjare:
Telefoni:
Vendet e Mëparshme të Punës:
Titulli i Vendit të Punës:
Paga Fillestare:
Paga Përfundimtare:
Përgjegjësitë:
Nga:
Drejtuar:
Shkaku i Largimit:
Kompania:
Telefoni:
Titulli i Vendit të Punës
Paga Fillestare:
Paga Përfundimtare:
Përgjegjësitë:
Nga:
Drejtuar:
Shkaku i Largimit:
Kompania:
Telefoni:
Unë vërtetoj se përgjigjet e mia janë të vërteta dhe të plota me aq njohuri sa kam.
Nëse kjo kërkesë çon në punësim, unë e kuptoj se informacioni i rremë apo çorientues në kërkesën apo intervistën time mund të çojnë në pushimin tim nga puna.
Nënshkrimi:
Data:
-