Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Historia e Albës

Zgjidheni dikë që të lexojë sa vijon:

Dëshpërimi im rreth papunësisë sime më bëri të prekja fundin, atje ku vetëm Ati im Qiellor mund të më ndihmonte ta zgjidhja nevojën time. Ai e frymëzoi dikë që të vinte dhe të më ftonte të vizitoja qendrën për mbështetjen te vetja, ku kishin filluar një program kërkimi për vend pune të quajtur Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune. Është një strategji që të mëson se si të gjesh punësim shpejt. Çfarë bekimi!

Nëpërmjet kësaj qasjeje, i gjeta burimet për të marrë një pozicion të përhershëm në një organizatë të rëndësishme qeveritare. U mora në punë që të drejtoja sektorin e komunikimeve. Nuk kam asnjë dyshim se kjo u bë e mundur nga lutjet e mia dhe përgjigjet e Perëndisë.

Kthehuni te faqja 81.

Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Burimet

Lexojeni me radhë sa vijon:

Nëpërmjet shkrimeve, ne marrim mësimin se “njerëzit duhet të përfshihen me zell në një kauzë të mirë dhe të bëjnë shumë gjëra me vullnetin e tyre të lirë. … Sepse është në ta fuqia, me anë të së cilës ata janë veprues për veten.” Dhe ky urdhërim vjen me një premtim: “Për aq sa njerëzit të bëjnë mirë, ata në asnjë mënyrë s’do ta humbasin shpërblimin e tyre” (DeB 58:27–28).

Kërkuesit e efektshëm për vend pune e kuptojnë se “është në ta fuqia” dhe se Perëndia do t’i ndihmojë teksa ata “përfshihen me zell”. Konkretisht, ne do të diskutojmë për një strategji të vërtetuar kërkimi për vend pune me tri pjesë. Quhet Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune.

E para, kërkuesit e suksesshëm për vend pune mësojnë të përcaktojnë 15 burime të reja përditë. E dyta, ata krijojnë 10 kontakte çdo ditë. Dhe e treta, ata mbajnë së paku 2 takime ose intervista ballë për ballë çdo ditë.

Në fillim Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune mund të duket dërrmues. Por teksa e diskutojmë çdo element, do ta shihni se është me të vërtetë i mundur – dhe i suksesshëm!

Le të fillojmë me burimet. Çfarë është një burim? Një burim është një njeri, vend apo gjë që mund të ndihmojnë për ta drejtuar një kërkues për vend pune drejt një mundësie të mundshme.

Njerëzit mund të përfshijnë miqtë dhe familjen, anëtarët dhe udhëheqësit e Kishës, punëdhënësit apo kolegët, mësuesit e shkollave dhe këshilluesit për karrierën, njerëzit në dyqan – pothuaj cilindo që mund t’ju japë informacion të dobishëm dhe burime të tjera.

Vendet përfshijnë dhomat e tregtisë, dikasteret vendore të punësimit dhe shoqatat qytetare ose profesionale. Secili prej këtyre vendeve ofron informacion që mund të ndihmojë.

Dhe gjërat që do ta zgjerojnë kërkimin tuaj, përfshijnë numëratorët e biznesit dhe ata telefonikë, faqet e kompanive në internet, interneti, botimet dhe revistat tregtare, gazetat dhe mjete të tjera informacioni.

Bëni një listë me së paku 15 prej këtyre çdo ditë!

Kthehuni te faqja 82

Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Kontaktet

Lexojeni me radhë sa vijon:

Tani le të flasim rreth kontakteve. Një kontakt nuk është thjesht dërgimi i një jetëshkrimi apo plotësimi i një kërkese. Nga të gjitha burimet që keni përcaktuar, do t’ju duhet thjesht të bëni 10 kontakte të lidhura me punësimin.

Kontaktet përfshijnë çdo ndërveprim të lidhur me punësimin që keni me njerëzit: bërja e kërkesës për një punë; dërgimi i një jetëshkrimi apo i një pusulle falënderimi; njoftimin e miqve, familjes dhe të anëtarëve të Kishës që po kërkoni punë – mesazhet me celular ose mesazhet elektronike funksionojnë. Mund të ndërveproni edhe me kontakte të tjera rrjeti dhe, sigurisht, me punëdhënës të mundshëm. Kërkoni mundësi të ndryshme për të ndërvepruar me njerëzit dhe për t’i vënë ata në dijeni se po kërkoni punë. Shumica e njerëzve do t’ju njohin me kënaqësi me njerëz të tjerë që njohin. Këto lidhje çojnë në intervista, të cilat çojnë në vende të punës!

Kthehuni te faqja 82

Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Takimet

Lexojeni me radhë sa vijon:

Së fundi, kërkuesit e efektshëm për vend punë e kanë mësuar vlerën e takimit të njëmendtë me së paku 2 njerëz ballë për ballë çdo ditë. Ky mund të jetë veprimi juaj më me vlerë i çdo dite. Përse? Takimet ose intervistat ballë për ballë lejojnë komunikim dhe mirëkuptim më të mirë. Njerëzit shpesh “flasin” më së shumti nëpërmjet gjuhës së trupit dhe shprehive të fytyrës. Dhe këto mesazhe që nuk thuhen me gojë, nuk shkojnë dot nëpërmjet mesazhit elektronik apo telefonit. Nga afër, njerëzit mund ta shohin dhe ta ndiejnë sa i mrekullueshëm jeni!

Gjithashtu, takimet ballë për ballë shpesh ju lejojnë juve ta shihni dhe ndieni mjedisin ku mund të punoni. Mund të vëzhgoni se si ndërveprojnë njerëzit, sa miqësore apo të lumtur janë, suksesin e organizatës, çfarë nevojash apo mundësish gjenden dhe si mund t’i përmbushni ato nevoja. Intervistat e çdo lloji janë mundësi të shkëlqyera!

Jo të gjitha takimet ballë për ballë duhet të jenë me punëdhënës të mundshëm. Ju mund të takoheni edhe me kontakte të tjera, përfshirë miqtë e familjen dhe miqtë e miqve, si dhe sekretaret, mësuesit, këshilluesit ose njerëzit e tjerë që bëjnë atë lloj pune që ju doni të keni. Thjesht takohuni me njerëz! Thuajuani atyre deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda” dhe përdoreni pyetjen përmbyllëse për të pyetur për udhëzime për vendin e punës dhe për njerëz të tjerë me të cilët të takoheni. Vazhdoni ta provoni, ta shitni vlerën tuaj dhe të kërkoni ndihmë dhe këshilla. Gjëra të mrekullueshme do të ndodhin!

Pra ky është Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune! Çdo ditë, nëse përcaktoni 15 burime dhe të krijoni 10 kontakte, pasja e 2 takimeve ballë për ballë do të jetë e lehtë. Do të mahniteni nga fakti se sa e nxiton kjo kërkimin tuaj për vend pune! Bëjeni atë me besim të madh dhe do t’ju hapen dyer që nuk i menduat kurrë të mundura.

Kthehuni te faqja 82

Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Bashkimi i Të Gjithave

Lexojeni me radhë sa vijon:

Tri pjesët e Kërkimit të Përshpejtuar për Vend Pune nuk janë veprimtari të ndara. Teksa veproni, do ta shihni se burimet janë gjithandej. Niseni çdo ditë duke i shtuar emra listës suaj. Dhe ndërsa e bëni, do të mendoni mënyra për t’u vënë në kontakt me njerëz dhe kontaktet çojnë shpesh drejt takimeve.

Grupi juaj i mbështetjes te vetja është një vendburim i shkëlqyer burimesh, kontaktesh dhe takimesh. Kështu janë dhe bashkanëtarët e Kishës, fqinjët ose kolegët në punë. Vazhdoni t’i shtoni burimet tuaja ndërsa bëni kontakte. Kërkoni më shumë kontakte kur të keni takime ballë për ballë. Kërkoni më shumë intervista me çdokënd që takoheni.

Përdorini deklaratat tuaja “unë në 30 sekonda”. Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune është i mundur dhe mund të jetë zbavitës pasi të keni filluar. Pra, mos prisni. Bisedoni me të gjithë. Kërkojeni gjithnjë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë dhe qëndroni të denjë. Mbani shënime të mira dhe ndiqeni ecurinë. Teksa lëvizni, Zoti do t’jua tregojë udhën.

Kthehuni te faqja 82

Formulari i Burimeve, Kontakteve dhe Takimeve

BURIMET (bëni një listë)

KONTAKTET (telefoni, adresa e postës elektronike)

TAKIMET (ballë për ballë)

Formulari i Kërkimit të Përshpejtuar për Vend Pune

Shenjojini kutitë dhe shtoni shënime. Tregoni numrin gjithsej në ditë.

DITA 1

Burimet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Kontaktet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet: ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Shënime:

DITA 2

Burimet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Kontaktet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet: ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Shënime:

DITA 3

Burimet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Kontaktet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet: ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Shënime:

DITA 4

Burimet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Kontaktet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet: ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Shënime:

DITA 5

Burimet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Kontaktet: ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet: ☐ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Formulari për Ndjekjen e Ecurisë me Kontaktin
Kontakti

Personi ose organizata:

Telefoni:

Adresa:

Adresa e Postës Elektronike:

Më rekomandoi:

U vura në kontakt me këtë person

  • Po

  • Jo

Data:

Çështjet e diskutuara:

1.

2.

3.

Veprimtari për ndjekjen e ecurisë:

1.

Të plotësohet deri më (data)

2.

Të plotësohet deri më (data)

3.

Të plotësohet deri më (data)

Rekomandime të reja:

1. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

2. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

Shënime