Botime të Mëparshme
Hyrje


Hyrje

A mund të më ndihmojë ky grup për të gjetur një vend pune?

Nuk është e lehtë të gjesh një vend pune por ky grup i mbështetjes te vetja do t’ju ndihmojë të mësoni mënyrën më të mirë për të gjetur një punë dhe për të pasur sukses në të. Në mbledhjet e grupit, ju do të zotoheni të bëni veprime konkrete dhe grupi do t’ju japë ide dhe nxitje. Synimi i këtij grupi nuk është vetëm t’ju ndihmojë të gjeni një vend pune; është gjithashtu që t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe besim më të madh te Zoti dhe të merrni bekimet e premtuara të Tij të mbështetjes te vetja materialisht dhe shpirtërisht.

Çfarë është një grup i mbështetjes te vetja?

Një grup i mbështetjes te vetja ndryshon nga shumica e orëve mësimore, mësimeve dhe seminareve praktike në Kishë. Nuk ka mësues, udhëheqës apo trajnues. Anëtarët e grupit mësojnë së bashku dhe e përkrahin dhe e nxitin njëri-tjetrin. Ne e mbajmë njëri-tjetrin përgjegjës për zotimet tona dhe këshillohemi së bashku për t’i zgjidhur problemet.

Çfarë bëjnë anëtarët e grupit?

Në mbledhje, anëtarët e grupit zotohen të veprojnë. Ne jo vetëm i mësojmë, por edhe i bëjmë gjërat që na bëjnë të mbështetur te vetja. Ne bëjmë zotime, e ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i mbajtur ato zotime dhe e raportojmë përparimin tonë. Ngaqë grupi punon si këshill, është e rëndësishme që të merrni pjesë rregullisht dhe në orar në mbledhje. Silleni gjithnjë me vete këtë fletore pune, broshurën Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja, dhe broshurën Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet. Çdo mbledhje e grupit do të zgjatë rreth dy orë. Të vepruarit sipas zotimeve tona mund të kërkojë një deri dy orë në ditë.

Çfarë bën një ndërmjetës?

Ndërmjetësit nuk janë ekspertë në punësim apo mësimdhënie. Ata nuk e udhëheqin apo i japin mësim grupit. Ata thjesht e ndihmojnë grupin t’i ndjekë materialet saktësisht siç janë shkruar. Një specialist i mbështetjes te vetja normalisht i ndërmjetëson mbledhjet e grupit; gjithsesi, anëtarë të grupit mund të caktohen të ndërmjetësojnë pas disa javësh nëse nevojitet. Për të mësuar më shumë shihni Udhëzuesin e Udhëheqësit dhe materialet shoqëruese te srs.lds.org.

Certifikatë Përfundimi

Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, do të kenë të drejtën të marrin një certifikatë nga Kolegji i Biznesit SHDM. Shihni faqen 29 te Themeli Im për kushtet.