Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-e gjelbër

Çfarë është Tregu i “Fshehur” i Punës?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Shikoni:“Look Where There Is Less Competition” [“Shih atje ku Ka më pak Konkurrencë”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 48.)

Lexoni:Le t’i lexojmë bashkë fjalët e diagramit të peshkimit më poshtë. Peshqit përfaqësojnë vendet e punës. Vini re se ku janë shumica e peshqve, ose ku gjenden shumica e vendeve të punës.

Diskutoni:Cili person mund të zërë më shumë peshq? Rrethojeni atë person. Ku është tregu i “fshehur” i punës?

Lexoni:Ka shumë më tepër mundësi në tregun e fshehur të punës sesa në tregun tradicional të punës. Ku po kërkojmë ne për vende pune? Ku duhet të ishim duke kërkuar për vende pune?

boats and fish

Një vend pune i publikuar në reklama ose në internet

Të gjithë janë në dijeni për vendin e punës – konkurrencë e lartë

Një vend pune i mundësuar nëpërmjet shërbimeve qeveritare ose private për gjetje të vendeve të punës

Shumë njerëz janë në dijeni për vendin e punës – konkurrencë mesatare

Një kompani planifikon të mbushë një vend pune që nuk publikohet domosdoshmërisht

Pak janë në dijeni – konkurrencë e ulët

Vendi i punës mund të mos publikohet ende ose mundësohet vetëm nëpërmjet dikujt që njeh dikë

Askush nuk e di – nuk ka konkurrencë

Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si të hyj në tregun e “fshehur” të punës?

VEPRIMI I JAVËS – Të bëj takime ballë për ballë me punëdhënës të mundshëm.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ne do të mësojmë dhe ushtrojmë aftësi për të na ndihmuar t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje dhe të kryejmë këtë veprim thelbësor.

Ku është tregu i fshehur i punës?

Shihni:“Most Productive Sources” [“Burimet më Frytdhënëse”] Lexojeni faqen 48.)

Lexoni:Disa strategji kërkimi për vend pune janë më të efektshme se të tjerat. Në disa vende numri i njerëzve që gjejnë vende pune në disa mënyra, mund të jetë i ngjashëm me grafikun më poshtë. Mund të jetë ndryshe në zonën tuaj.

Ushtrohuni:Përgjigjuni këtyre pyetjeve si grup.

  1. Në këtë tabelë, çfarë metode përdorin shumica e njerëzve për të kërkuar një vend pune?

  2. Cila metodë është më e suksesshmja për të gjetur një punë?

    METODA

    KU SHPENZOJNË KOHË NJERËZIT PËR TË KËRKUAR VENDE PUNE

    KU GJEJNË NË FAKT NJERËZIT VENDE PUNE

    Reklamat/Interneti

    65%

    14%

    Shërbimet qeveritare ose private për gjetje të vendeve të punës

    27%

    21%

    Kontakti vetjak me kompanitë

    3%

    30%

    Gojarisht (kontakte vetjake dhe rekomandime)

    5%

    35%

    Ky është tregu i fshehur i punës. Përqendrohuni këtu dhe shmangeni 92% të konkurrencës!

    Por mos i shpërfillni këto variante ose mund të humbni 35% të vendeve të punës!

Si të hyj në tregun e fshehur të punës?

Lexoni:Ne i kemi tashmë çelësat për te ky treg i fshehur i punës! Duhen kontakte vetjake. Dhe kontaktet më të mira vetjake ne i bëjmë duke përdorur 1) deklaratën tonë “unë në 30 sekonda” dhe 2) pohimet tona të fuqisë nëpërmjet 3) rrjetit tonë në rritje. Siç e mësuam në mbledhjen tonë të fundit, rrjeti ynë përfshin njerëz që njohim dhe njerëzit që ata njohin.

men shapes

Ju

Njerëzit që njihni ju

Njerëzit që njohin ata

Shihni:“Building Your Network” [“Ndërtimi i Rrjetit Tënd të Bashkëpunimit”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 49.)

Diskutoni:A e përdorët deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda” dhe pohimet e fuqisë që nga mbledhja jonë e fundit? A iu kërkuat kontakteve tuaja të flisnin me kontaktet e tyre për ju?

Porosi për krijimin e rrjetit

  1. Kërkojuni kontakteve drejtime, informacion dhe ide për punësim.

  2. Kërkoni gjithnjë më shumë rekomandime.

  3. Mbani shënime të sakta dhe ndiqeni ecurinë.

Ushtrohuni:Grupi ynë është burimi i parë për krijimin e rrjetit. Le të fillojmë ta zgjerojmë rrjetin tonë që tani! Lexojini udhëzimet më poshtë dhe pastaj filloni:

  1. Ngrihuni në këmbë dhe drejtohuni nga personi pranë jush.

  2. Thuajani personit tjetër deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda” dhe mbylleni me këto dy pyetje: “Kë njihni që mund të më ndihmojë të gjej disa kontakte?” “A mund të bisedoni me ata njerëz ju lutem dhe të kërkoni ndihmën e tyre?”

  3. Shkruajini kontaktet në listën e rrjetit te faqja vijuese dhe kërkojini personit tjetër t’ju japë më shumë kontakte përpara mbledhjes së radhës ndërsa mendohen rreth tyre.

  4. Më pas ndërrojini vendet dhe bëjeni përsëri.

  5. Lëvizni rrotull dhe bëjeni këtë me anëtarët e tjerë të grupit.

  6. Shkruani sa më shumë kontakte që mundeni në faqen tjetër.

  7. Pas mbledhje sonë, bëjeni këtë me njerëz të tjerë që njihni.

  8. Te kolona Përparësia, vërini një numër çdo personi me të cilin do të viheni në kontakt nga 1 deri në 20.

LISTA E RRJETIT

Emri

Informacioni i Kontaktit (numri i telefonit, adresa, adresa e postës elektronike)

Përparësia

Lexoni:Përpara mbledhjes sonë të radhës, do të vihemi në kontakt me këta njerëz, si dhe me këdo tjetër që njohim dhe kontaktet e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i shtojmë emra listës. Ndërsa vihemi në kontakt me këta njerëz, do t’i përdorim pohimet e fuqisë për t’u treguar të gjithë atyre atë që mund të bëjmë për ta!

Ne mund të flasim me këta njerëz dhe me shumë të tjerë!

  • Miqtë

  • Të afërmit

  • Fqinjët

  • Anëtarët e Kishës

  • Njerëzit me të cilët luajmë sporte

  • Ish-kolegë

Si të takohem me përgjegjës që marrin njerëz në punë?

Lexoni:Krijimi i rrjetit mund të na çojë drejt bizneseve që po marrin njerëz në punë. Por duhet të gjejmë personin që i merr vendimet e marrjes në punë.

Ushtrohuni:Le të ushtrohemi si grup.

  1. Caktojeni një person që të jetë kërkuesi/ja i/e vendit të punës. Ky person duhet të jetë gati për t’i thënë deklaratën “unë në 30 sekonda”, një pyetje dhe një pohim fuqie një punëdhënësi.

  2. Caktoni dy ose më shumë njerëz që të jenë punonjës: punonjësi 1 dhe punonjësi 2.

  3. Caktoni një person që të jetë përgjegjësi.

  4. Bëjini të katër njerëzit të ngrihen në këmbë. Ndërmjetësi lexon fjalinë e parë në këtë interpretim me role. Më pas, të tjerët lexojnë fjalitë e tyre.

  • Ndërmjetësi: Kjo kërkuese e një vendi pune hyn në një dyqan ose zyrë ku dëshiron të punojë. Ajo i flet punonjësit të parë që shikon.

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: Tungjatjeta! Kush është përgjegjësi në detyrë tani?

  • Punonjësi 1: Oh, është Z. Valencuela, por nuk e di ku është ai tani. Mund të pyetni ndihmësin e tij atje.

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: Ju faleminderit! [I drejtohet punonjësit 2.]

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: Tungjatjeta! A mund të më thoni ku është Z. Valencuela?

  • Punonjësi 2: Ai shkoi të merrte diçka. Duhet të kthehet shpejt. Oh, ja tek është.

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: O, po! Ju faleminderit. [I drejtohet Z. Valencuela.]

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: Z. Valencuela, mirëmëngjes! Jam ________ [emri]. [Thotë deklaratën “unë në 30 sekonda” dhe e mbaron me një pyetje]. Si mund ta ndihmojë biznesin tuaj dikush me aftësitë e mia?

  • Përgjegjësi: Në fakt, ne kishim filluar të kërkonim dikë si ju. Kam vetëm një minutë kohë. Më tregoni shpejt rreth vetes tuaj.

  • Kërkuesja e Vendit të Punës: [Thotë një pohim të përshtatshëm fuqie.] E di se jeni i zënë. Kur mund të kalojmë pak më shumë kohë së bashku, këtë pasdite ose nesër?

Diskutoni:Nëse përgjegjësi thotë “jo” ose “kthehu më vonë” apo “plotëso një kërkesë”, çfarë mund të thotë kërkuesja e vendit të punës?

Lexoni:Do të na duhet të përshtatemi me çdo situatë

Ushtrohuni:Ngrihuni dhe ndahuni në grupe me nga katër veta. Përsëriteni interpretimin me role në mënyrë që gjithsecili të ketë mundësinë të jetë kërkuesi i vendit të punës.

manager diagram

Kërkuesi/ja i/e Vendit të Punës

Punonjësi 1

Punonjësi 2

Përgjegjësi

Lexoni:Tani kemi disa mjete të fuqishme për t’i përdorur te kontaktet tona: “unë në 30 sekonda”, pohimet e fuqisë dhe takimin me përgjegjësin. Ju mund të mësoni t’i ktheni negativet në pozitive edhe në faqen 33.

Diskutoni:Si do t’i përdorni këto mjete për të pasur shumë takime frytdhënëse përpara herës tjetër që do të mblidhemi?

Ushtrohuni:Shkoni te faqja 50 dhe lexojeni me radhë se si t’i gjurmoni përpjekjet tuaja të kërkimit për vend pune. Pastaj kthehuni këtu.