Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-vjollcë

Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në sfidat për vendin e punës?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Disa nga ne e kanë një vend pune dhe disa mund të jenë ende duke kërkuar vende pune, por gjithsecili përballet me sfida të punës. Disa shembuj janë:

  • Ende nuk kam gjetur një vend pune.

  • Shefi im nuk duket kurrë i lumtur nga puna ime.

  • E kam një vend pune, por nuk fitoj para mjaftueshëm.

  • Nuk e di se si t’ia bëj me korrupsionin në punën time.

  • Flas me shumë njerëz, por asnjëri nuk më merr në punë.

  • Është e vështirë të jem i sinqertë me punëdhënësin tim.

  • Nuk më pëlqejnë kolegët e mi.

  • Nuk e mbaj dot një vend pune.

Ne bëhemi më të mbështetur te vetja teksa këshillohemi së bashku dhe ushtrohemi për t’i kapërcyer sfidat.

Ushtrohuni:Çdo anëtar i grupit do ta shkruajë sfidën e vet më të madhe lidhur me vendin e punës në dërrasë. Si grup, zgjidhini tri nga sfidat në dërrasë. Ushtrimi juaj sot është të diskutoni dhe të planifikoni disa zgjidhje.

Shqyrtimi i ushtrimeve, diskutimeve dhe materialeve filmike të kaluara në këtë fletore pune mund të jetë i dobishëm. Ju mund të njihni edhe dikë jashtë grupit që mund të ndihmojë në një sfidë. Ky person mund të ftohet të ndihmojë në mbledhjen e radhës të grupit tuaj.