Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

Pamja
llambë-vjollcë

Si ta përshpejtoj kërkimin tim për vend pune?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Ne kemi fituar disa mjete të fuqishme që të na ndihmojnë në kërkimin tonë për vend pune:

  • “Unë në 30 sekonda”

  • Pohimet e Fuqisë

  • Ta kthejmë negativen në pozitive

  • T’iu përgjigjemi pyetjeve me pyetje

  • T’iu përgjigjemi pyetjeve të zakonshme të intervistave

  • Të plotësojmë kërkesat

  • Të përmirësojmë pamjen dhe qëndrimin

Gjatë kësaj mbledhjeje, do të mësojmë se si t’i përdorim të gjitha këto mjete për ta përshpejtuar kërkimin tonë për punë!

Diskutoni:Si ndiheni tani që i keni të gjitha këto mjete për t’ju ndihmuar në kërkimin tuaj për vend pune?

Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si ta përshpejtoj kërkimin tim për vend pune?

VEPRIMI I JAVËS – T’i shtoj ndjeshëm burimet, kontaktet dhe takimet ballë për ballë çdo ditë.

Disa njerëz në grupin tonë mund të kenë qenë duke e bërë tashmë Kërkimin e Përshpejtuar për Vend Pune. Në këtë mbledhje ne do të gjithë do ta përshpejtojmë kërkimin tonë për vend pune.

Kërkimi i përditshëm për vend pune

Lexoni:Tani është koha që ne t’i përdorim të gjitha këto mjete dhe ta përshpejtojmë suksesin tonë për vend pune.

Shihni:“Rafael: Job in 6 Days!” [“Rafaeli: Vend Pune brenda 6 Ditësh!”] (Nuk keni material filmik? Lexoni “Daily Job Search: Alba’s Story” [“Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Historia e Albës”] te faqja 88.)

Diskutoni:Çfarë e ndihmoi Rafaelin ose Albën që të kishin sukses në Kërkimin e tyre të Përshpejtuar për Vend Pune?

Ushtrohuni:Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune është një strategji e fuqishme dhe e përditshme kërkimi për vend pune. Në disa zona, kjo qasje e ka pakësuar kohën për të gjetur një vend pune nga 200 ditë në 20 ditë! Kjo kërkon përpjekje të mëdha – dy deri katër orë në ditë. Përfshin tri veprimtari të përditshme:

  1. Përcaktoni 15 burime të reja.

  2. Krijoni 10 kontakte nga ato burime.

  3. Bëni së paku 2 takime ose intervista ballë për ballë me ato kontakte.

Shihni:“Daily Job Search: Resources” [“Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Burimet”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 88.)

Ushtrohuni:Filloni ta plotësoni tabelën në faqen tjetër që tani duke renditur sa më shumë burime që mund të mendoni në kolonën e parë. Këto janë njerëz, vende dhe gjëra që kanë informacion për t’ju ndihmuar! Jepen disa shembuj. Plotësoni më tepër burime përpara mbledhjes sonë të radhës duke përdorur formularin në faqen 91. Bëni kopje të formularit të paplotësuar teksa i shtoni vazhdimisht gjëra listës suaj të burimeve.

Shihni:“Daily Job Search: Contacts” [“Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Kontaktet”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 89.)

Ushtrohuni:Tani, në faqen tjetër, renditni sa më shumë njerëz të jetë e mundur, me të cilët mund të viheni në kontakt përpara mbledhjes sonë të radhës. Kujtohuni – mos kini turp! Gjeni një mënyrë për të krijuar 10 kontakte në ditë!

Shihni:“Daily Job Search: Meetings” [“Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Takimet”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 89.)

Lexoni:Tani në faqen tjetër, renditni sa më shumë njerëz të jetë e mundur, me të cilët mund të takoheni ballë për ballë përpara mbledhjes sonë të radhës. Mendoni rreth kohës dhe vendit ku mund t’i takoni ata. Kujtohuni që ta përdorni deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda” në çdo mbledhje.

Shihni:“Daily Job Search: Putting It All Together” [“Kërkimi i Përditshëm për Vend Pune: Bashkimi i Të Gjithave”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 90.)

Ushtrohuni:Tani, vështrojeni tabelën në faqen tjetër. Çfarë do të bëni të parën? të dytën? të tretën? Bëni një plan për të gjetur burime, për të bërë kontakte dhe për të mbajtur takime ballë për ballë çdo ditë. Vendosni kur mund t’i bëni këto gjëra dhe kërkojini familjes ose partnerit tuaj në veprim që t’ju ndihmojë. Lutuni për udhërrëfimin e Zotit.

Formulari i Burimeve, Kontakteve dhe Takimeve

BURIMET (bëni një listë)

KONTAKTET (telefoni, adresa e postës elektronike)

TAKIMET (ballë për ballë)

Faqet e Internetit

Anëtarët e Kuorumit ose të Shoqatës së Ndihmës

Punëdhënësit e Mundshëm

Gazetat

Njerëzit me të cilët keni punuar

Mësuesit e shtëpisë

Shërbimet për gjetje të vendeve të punës

Mësuesit

Anëtarët e Kishës

Qendra për mbështetjen te vetja

Njerëzit që i takoni në një dyqan

Formulari i Kërkimit të Përshpejtuar për Vend Pune

Lexoni:Ja tek është një model i Formularit të Kërkimit të Përshpejtuar për Vend Pune Gjurmojini burimet, kontaktet dhe takimet tuaja me Formularin e Ndjekjes së Ecurisë së Kontakteve në faqen 92. Bëni kopje për aq javë sa të nevojiten.

(Shenjojini kutitë dhe shtoni shënime. Tregoni numrin gjithsej në ditë.)

DITA 1

Burimet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐

Gjithsej në Ditë  15  

Kontaktet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐

Gjithsej në Ditë  10  

Intervistat: ☑ ☑ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë  2  

Shënime:

Vendi i punës si arkëtare u zu. Më thanë të provoja në treg. Ata mund të kërkojnë punonjës.

DITA 2

Burimet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐

Gjithsej në Ditë  15  

Kontaktet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë  8  

Intervistat: ☑ ☑ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë  2  

Shënime:

Hozeja nuk kishte mundësi të më takonte sot. Më tha të kthehesha të martën.

DITA 3

Burimet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐ ☐

Gjithsej në Ditë  14  

Kontaktet: ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☑ ☐

Gjithsej në Ditë  10  

Intervistat: ☑ ☑ ☑ ☐

Gjithsej në Ditë  3  

Shënime:

Plotësoje kërkesën për vend pune nga Maria në treg.

Shtyp në Letër