Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Ditën e mbledhjes:

  • Në çdo mbledhje, ne do të këshillohemi së bashku për mënyrën se si t’i kapërcejmë sfidat tona më të mëdha. Ato mund të jenë të ndryshme në çdo mbledhje.

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.

  • Përgatitini materialet e mbledhjes.

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.

  • Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë.

    Emër i anëtarit të grupit

    E mbajta zotimin tim të ri për punën (Po/Jo)

    E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo).

    I shtova kursimet (Po/Jo)

    Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

    Gloria

    Y

    Y

    Y

    Y

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.

  • Kur të mbërrijnë anëtarët e grupit, kërkojuni të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë.

  • Caktoni një njeri të matë kohën.

Në kohën e fillimit:

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Plotësojeni parimin 11 te Themeli Im. Pastaj kthehuni te kjo fletore pune dhe vazhdoni leximin te faqja vijuese.

Shtyp në Letër