Botime të Mëparshme
Harta e Suksesit në Kërkimin e Vendit të Punës


Harta e Suksesit në Kërkimin e Vendit të Punës

Çdo ditë: Përkushtojini përpjekjet tuaja, përshpejtojeni kërkimin tuaj për vend pune, angazhojeni rrjetin tuaj

shtrëngim duarsh

Si të gjej mundësi të duhura pune?

  • Ta dalloj atë që kam për t’iu ofruar punëdhënësve.

  • Ta përdor dekaratën time “unë në 30 sekonda” me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Si ta paraqit veten me fuqi bindëse?

  • Të përcaktoj si t’i arrij rezultatet që janë të rëndësishme për një punëdhënës.

  • Të përdor pohime fuqie për t’ua treguar vlerën time punëdhënësve.

Si të hyj në tregun e “fshehur” të punës?

  • Të gjej vende pune “të fshehura” nëpërmjet krijimit të rrjetit.

  • Të përdor pohime fuqie për t’ia treguar vlerën time rrjetit tim.

  • Ta ndihmoj rrjetin tim që të më ndihmojë mua.

Si të bie në sy si zgjedhja e qartë [për t’u marrë në punë]?

  • Të përgatitem mirë për çdo intervistë.

  • Të mësoj aftësi për t’u dalluar në çdo intervistë.

  • Të mësoj si të plotësoj kërkesa për vende pune.

Si ta përshpejtoj kërkimin tim për vend pune?

  • Ta bëj Kërkimin e Përshpejtuar për Vend Pune çdo ditë.

  • Ta gjurmoj përparimin tim të kërkimit për vend pune.

Si të dallohem në vendin e punës dhe të vazhdoj të kem sukses?

  • T’i kem gjërat nën kontroll dhe t’i parandaloj problemet në vendin tim të punës.

  • T’i mësoj rregullat dhe pritshmëritë e vendit ku punoj.

  • T’i siguroj punëdhënësit tim më tepër vlerë nga sa i kushtoj.

  • Të marr përgjegjësi për karrierën time.