Mësoni
Si të dallohem në punë?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Lexoni:Pasi të gjejmë një vend pune të mirë, duhet ta mbajmë atë vend pune dhe të dallohemi në të. Duhet të jemi punonjësit më të mirë që mundemi.
-
Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si të dallohem në vendin e punës dhe të vazhdoj të kem sukses?
VEPRIMI I JAVËS – Do të 1) dallohem në punë, do t’ia 2) vërtetoj vlerën time punëdhënësit time dhe do të 3) planifikoj karrierën time.
-
Shikoni:“That’s Not My Problem” [“Ky Nuk Është Problemi Im”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 108.)
-
Diskutoni:Pse Jozefi, shefi, i kërkoi Glorias dhe Antonit t’i zgjidhnin vetë problemet e tyre?
-
Shikoni:“That Is My Problem” [Ky Është Problemi Im“] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 109.)
-
Diskutoni:Duke marrë përgjegjësi, Gloria dhe Antoni u bënë më të vlefshëm për punëdhënësin e tyre. Përse?
-
Lexoni:Ne do të dallohemi në punë duke vazhduar t’i përdorim të gjitha mjetet që kemi fituar gjatë kërkimit për një vend pune:
-
Duke bërë kontakte dhe duke krijuar rrjetin tonë.
-
Duke komunikuar qartë me të tjerët dhe duke treguar një qëndrim dhe pamje të mirë.
-
Duke punuar fort dhe duke ia vërtetuar punëdhënësit vlerën tonë.
-
Si të marr përgjegjësi për ta ndihmuar punëdhënësin tim që të ketë sukses?
-
Lexoni:Punëdhënësit i vlerësojnë disa punonjës më shumë se të tjerët. Punonjësit e vlefshëm i sjellin më shumë para kompanisë ose prodhojnë më tepër për kompaninë nga sa i kushtojnë kompanisë.
-
Diskutoni:Si e ndihmoni veten kur e ndihmoni pundhënësin tuaj?
-
Ushtrohuni:Mendoni rreth këtyre tre punonjësve sikur të ishit Jozefi, pronari i kompanisë. Secili prej punonjësve ju kushton një sasi të caktuar parash për pagën, pajisjet dhe gjëra të tjera. Dhe secili punonjës i sjell para kompanisë duke e bërë produktin, duke e shitur ose duke u shërbyer klientëve.
Lëvizeni karrigen tuaj për të folur me personin pranë jush. Jepuni përgjigje bashkë këtyre pyetjeve.
-
Cili është punonjësi më i vlefshëm?
-
Cili është më pak i vlefshmi?
-
Po të kishit një shpërblim prej 2000 dollarësh për t’ia dhënë dikujt, kush do të ishte?
-
Nëse punonjësi juaj më pak i vlefshëm nuk përmirësohet, a do ta pushonit atë njeri?
-
Nëse një kompani tjetër do të përpiqej ta merrte në punë punonjësen tuaj më të mirë dhe t’jua merrte, a do t’i jepnit asaj rritje page që ta mbanit?
Bisedoni rreth përgjigjeve tuaja me të gjithë grupin.
-
-
Diskutoni:Si një grup i tërë, diskutoni se si mund të bëheni punonjës më të vlefshëm.
-
Ushtrohuni:Lëvizeni karrigen tuaj për të folur me personin pranë jush. Bisedoni rreth çdo pyetjeje dhe shkruajini idetë tuaja.
Për vendin tuaj të tanishëm të punës ose për vendin e punës që po kërkoni, si mund:
-
T’i shtoni klientë të rinj biznesit?
-
T’i bëni klientët e tanishëm më të lumtur dhe më besnikë?
-
T’i shtyni klientët e tanishëm të blejnë më tepër?
-
Ta rritni vlerën dhe çmimin e produktit?
-
T’i ndihmoni klientët të paguajnë më shpejt ose madje të paguajnë paraprakisht?
-
Ta ndihmoni kompaninë t’i rritë të ardhurat në ndonjë mënyrë tjetër?
-
Si të marr përgjegjësi për ta ndihmuar punëdhënësin tim që t’i shkurtojë kostot?
-
Lexoni:Si punonjës të vlefshëm, ne do të gjejmë mënyra edhe për t’i shkurtuar kostot.
-
Diskutoni:Si mund të ndihmoni t’i shkurtoni kostot?
-
Lexoni:Në materialin e dytë filmik, Antoni pati një ide të mirë: ta vinte makinerinë në një program mirëmbajtjeje. Ai po mësonte t’i kursente paratë e punëdhënësit të vet. Ky grafik e tregon ndryshimin. Ideja e Antoni do t’i kursente punëdhënësit të tij shumë para – 14500 në pesë vjet! Kur Antoni ia tregon këtë shefit të vet, punëdhënësi do ta shohë qartë vlerën e Antonit!
KOSTOT PA PROGRAMIN E MIRËMBAJTJES
KOSTOT ME PROGRAMIN E MIRËMBAJTJES
Riparimi
Zëvendësimi
Mirëmbajtja
Riparimi
Zëvendësimi
Viti 1
2000
100
0
0
Viti 2
2000
100
500
0
Viti 3
10000
100
0
0
Viti 4
100
500
0
Viti 5
2000
100
0
0
Kostot Gjithsej
16000
1500
-
Ushtrohuni:Lëvizeni karrigen tuaj për të folur me personin pranë jush. Bëjeni me radhë. Shihni se sa përgjigje mund të gjeni!
-
Përshkruajani njëri-tjetrit vendin tuaj të punës ose vendin e punës që po kërkoni.
-
Për secilin nga vendet tuaja të punës, gjejini të gjitha idetë që mundeni, rreth mënyrës se si:
-
Të kurseni kohë
-
Të përmirësoni një proces
-
Të kujdeseni më mirë për makineritë ose produktet
-
T’i pakësoni gabimet
-
-
Shkruani ide të mira dhe përpiquni t’i bëni të ndodhin atje ku punoni përpara mbledhjes sonë të radhës. Nëse nuk e keni ende vendin e punës, merrni parasysh mënyra në të cilat mund ta përgatitni veten për t’i vënë në jetë idetë tuaja kur të gjeni një punë.
-
Si të marr përgjegjësi për karrierën time?
-
Lexoni:Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë së bashku.
-
Diskutoni:A do t’ju ndihmojë vendi juaj i tanishëm i punës (ose vendi i punës që po kërkoni) për t’u bërë i/e mbështetur te vetja? A besoni se Zoti do t’ju ndihmojë të përgatiteni për punë më të mira? Si do ta bëjë Ai atë?
-
Shihni:“He Is Building a Palace” [“Ai po Ndërton një Pallat”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 110.)
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga ky material filmik? Çfarë ndiet?
-
Ushtrohuni:Lëvizeni karrigen tuaj për të folur me një person tjetër në grup.
-
Përshkruajeni vendin tuaj të punës ose vendin e punës që po kërkoni.
-
Përshkruajeni vendin e punës që dëshironi për dy deri në katër vjet më vonë. A është e njëjta punë apo diçka tjetër?
-
Diskutoni se si do të ishte të kishit para të mjaftueshme për të udhëtuar për në tempull, për të shërbyer në misione apo për të ndihmuar të tjerët.
-
Shkruajeni atë që keni diskutuar në këto kuti.
KU JENI TANI
KU DONI TË JENI
-
VEPRIMTARI ME DËSHIRË: SI TË GJEJ NJË KËSHILLTAR QË TË MË NDIHMOJË TË KEM SUKSES? |
---|
(MOS E BËNI KËTË VEPRIMTARI GJATË MBLEDHJES.) |
Nëse e zgjidhni, gjatë javës ju mund ta bëni këtë veprimtari përpara mbledhjes sonë të radhës: |
Një këshilltar mund t’ju ndihmojë t’i dini rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë e vendit ku punohet. Studiojeni faqen 111.) |
Çfarë mjetesh do të më nevojiten për t’i përmbushur synimet e mia?
-
Lexoni:Tani që e kemi një ide rreth vendit se ku duam të shkojmë, si do të shkojmë atje? Le ta lexojmë shkrimin e shenjtë në të djathtë.
-
Diskutoni:A është Krishti në gjendje t’ju bekojë materialisht? A e përfshin ajo ndihmën ndaj jush për të gjetur një vend pune, për ta mbajtur atë dhe për t’u dalluar në karrierën tuaj?
-
Lexoni:Zoti do të na japë përvoja në punën tonë për të na ndihmuar të fitojmë aftësi dhe dije. Ai gjithashtu pret nga ne që të fitojmë dije nëpërmjet studimit dhe përgatitjes. Shumë vende punë janë në dispozicion vetëm të atyre me një titull akademik apo certifikatë të caktuar. Arsimimi na lejon të dallohemi në vendin e punës dhe të bëhemi më të vlefshëm për punëdhënësit tanë.
-
Ushtrohuni:Renditini aftësitë dhe dijet që ju nevojiten për punën tuaj të ardhshme. Renditini mënyrat për t’i marrë këto. Cilët janë hapat tuaj të radhës në shtegun tuaj? (Është dhënë një shembull.)
POZICIONET QË DONI
AFTËSITË DHE DIJET QË JU NEVOJITEN
MËNYRAT PËR T’I FITUAR AFTËSITË DHE DIJET
HAPI I RADHËS
Përgjegjësi Ndërtimi
Aftësi inxhinierike
Aftësi planifikimi
Aftësi për zgjidhjen e problemeve
Aftësi komunikimi
Orë mësimi në shkolla profesionale ose teknike ose një titull akademik për inxhinieri nga një kolegj/universitet
Të bashkohem me grupin për mbështetjen te vetja që quhet “Arsimim për Punë më të Mirë” për të planifikuar hapin tim të radhës.