Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta vetëm për këtë faqe.
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Unë do ta mbaj zotimin e ri që zgjodha sot për punën: |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia çdo javë – qoftë edhe një a dy monedha. |
Nënshkrimi im
Si mund të vazhdoj të jem i/e mbështetur te vetja?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për këtë faqe.
-
Lexoni:Shkoni te faqja 28 e broshurës Themeli Im për të bërë veprimtarinë e fundit dhe për të planifikuar një projekt shërbimi si grup. Kur të mbaroni, kthehuni këtu.
Përgëzime! Ne e mbaruam këtë fletore pune dhe kemi bërë shumë përmirësime. Po bëhemi më të mbështetur te vetja!
Grupi mund të vazhdojë të mblidhet në javët e ardhshme për ta përkrahur dhe nxitur njëri-tjetrin po të dëshirojë.
Për të vazhduar ta forconi mbështetjen te vetja, ju mund:
-
Të dilni vullnetar dhe të shërbeni te një qendër për mbështetjen te vetja pranë jush. (Një qëllim i të bërit i mbështetur te vetja është të jesh në gjendje të ndihmosh të tjerët. Shërbimi ndaj të tjerëve është një bekim i madh.)
-
Të vazhdoni të takoheni me grupin tuaj. Të vazhdoni ta përkrahni dhe nxitni njëri-tjetrin.
-
Të vazhdoni të merrni pjesë në mbledhje shpirtërore të mbështetjes te vetja.
-
Të mbani lidhjet me partnerin tuaj në veprim. Ta përkrahni dhe nxitni njëri-tjetrin.
-
Unë do të vazhdoj të përparoj duke bërë dhe mbajtur zotime.
Nënshkrimi im
-
Lexoni:Tani do të bëjmë një lutje mbylljeje.