Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Ditën e mbledhjes:

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni anëtarëve të grupit nëse e keni informacionin e tyre të kontaktit. Pyetini a do të vijnë në mbledhje. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët për të nënshkruar listën e pranisë.

  • Përgatitini materialet e mbledhjes:

    • Sillni një kopje të broshurës Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet për çdo anëtar të grupit.

    • Sillni pesë kopje shtesë të broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja në rast se anëtarët e grupit nuk e kanë marrë një kopje.

    • Bëni gati një mënyrë për t’i shfaqur materialet filmike, nëse është e mundur.

    • Nuk keni libra apo materiale filmike? Mund t’i merrni në internet te srs.lds.org.

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.

    • Ndërmjetësi nuk qëndron në këmbë gjatë mbledhjes dhe nuk ulet në krye të tavolinës. Ndërmjetësi nuk duhet të jetë qendra e vëmendjes por duhet t’i ndihmojë anëtarët e grupit të përqendrohen te njëri-tjetri.

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini anëtarët e grupit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë. Mësojini emrat e tyre.

  • Kalojeni dorë më dorë një fletë dhe kërkojini secilit të shkruajë emrin e vet të plotë, lagjen ose degën dhe datëlindjen (ditën dhe muajin, jo vitin). Pas mbledhjes së grupit, shkoni te srs.lds.org/report dhe ndiqini udhëzimet për t’i regjistruar të gjithë anëtarët e grupit.

    • Pas mbledhjes së parë, bëni një listë kontaktesh për t’ia dhënë grupit.

  • Cakto një njeri të matë kohën për ta mbajtur grupin brenda programit. Kërkojini atij ose asaj të vendosë një kohëmatës sipas drejtimit në fletoren e punës.

    • Për shembull, ju do t’i shihni udhëzimet që thonë: “Ora: Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni”. Kohëmatësi do ta vendosë kohën në një telefon, orë dore apo ndonjë kohëmatës tjetër dhe do t’i thotë grupit kur koha të mbarojë. Pastaj grupi mund të vendosë a ta fillojë pjesën tjetër apo ta vazhdojë diskutimin e vet për disa minuta të tjera.

Në kohën e fillimit:

  • Thoni: “Mirë se vini në këtë grup të mbështetjes te vetja”.

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.

  • Thuajeni sa vijon:

    • “Ky është një grup i mbështetjes te vetja i quajtur ‘Kërkimi Im për Vend Pune’. A jeni të gjithë këtu për të gjetur një vend pune apo për ta përmirësuar vendin tuaj të punës?

    • Gjetja e një vendi punë është veçse pjesë e synimit tonë për mbështetjen te vetja. Pasi t’i gjejmë vendet e punës, ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. A do t’i ndiqni mbledhjet tona të grupit, edhe pasi të gjeni një vend pune?

    • Ne do të mblidhemi 12 herë. Çdo mbledhje do të zgjatë rreth dy orë. Ne do të shpenzojmë gjithashtu një deri në dy orë çdo ditë për t’i mbajtur zotimet tona që do të na ndihmojnë të gjejmë vende pune. A do ta bëni këtë zotim kohor?”

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Thuajeni sa vijon:

    • “Sa herë që mblidhemi, ne fillojmë me një temë nga broshura e quajtur Themeli im: Parimet, Aftësitë, Zakonet. Kjo broshurë na ndihmon të mësojmë dhe jetojmë parime, aftësi dhe zakone që çojnë drejt mbështetjes shpirtërore dhe materiale te vetja.

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Lexojeni letrën hyrëse nga Presidenca e Parë në faqen 2 te Themeli Im. Më pas plotësojeni parimin 1 në atë broshurë dhe kthehuni te kjo fletore pune.