Mësoni
Si ta paraqit veten me fuqi bindëse?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Shikoni:“The Interview” [“Intervista”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 32.)
-
Diskutoni:A mendoni se këta njerëz u morën në punë?
Ju i njihni përgjigjet e këqija për pyetjet e intervistave kur i shikoni ato! Por a keni ndonjëherë vështirësi të jepni përgjigje të mira në një intervistë?
-
Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si ta paraqit veten me fuqi bindëse?
VEPRIMI I JAVËS – T’i përgatit dhe t’i përdor pohimet e fuqisë me një rrjet kontaktesh.
-
Lexoni:Në mbledhjen tonë të fundit, diskutuam se si “unë në 30 sekonda” mund të rrokë interes si një paraqitje. Hapi ynë i radhës do të jetë të shtojmë “pohime të fuqisë” të cilat mund t’ua tregojnë vlerën tonë punëdhënësve dhe të tjerëve.
Pohimet e fuqisë i forcojnë jetëshkrimet dhe intervistat. Ato na ndihmojnë të flasim me rrjetin tonë. Ato munden madje të na ndihmojnë ta mbajmë një vend pune dhe të kemi sukses.
Le t’i lexojmë katër pjesët kyçe të një pohimi fuqie.
Si ta ndërtoj një pohim fuqie?
-
Lexoni:Viktoria ka organizuar një diskutim pesëminutësh me një punëdhënës të mundshëm. Kur punëdhënësi e pyet rreth përvojës së saj në marketing, ajo përdor një nga pohimet e saj të fuqisë.
-
Diskutoni:Si e ndihmon ky pohim Viktorian në kërkimin e saj për vend pune?
-
Lexoni:Ja tek janë disa pohime të tjera model për një misionar të kthyer, një pronar biznesi të vogël dhe një nënë – të cilët që të gjithë po kërkojnë vende pune. Lexojini ato. Vini re se si të katra pjesët funksionojnë së bashku.
1. AFTËSIA
2. SHEMBULLI (Jini konkret)
3. REZULTATET (Jini konkret)
4. PËRKIMI ME NEVOJAT
Unë mund të krijoj dhe t’u jap shtysë ekipeve.
Për shembull, si një vullnetar me kohë të plotë për kishën time, m’u kërkua të drejtoja një ekip me tetë vullnetarë të cilët nuk ishin të bashkuar dhe nuk po i përmbushnin synimet.
Prandaj, unë mbajta mbledhje trajnuese dhe i ndihmova ata ta vlerësonin njëri-tjetrin, të vendosnin synime dhe t’i përmbushnin ato synime.
Mund t’i ndihmoj ekipet tuaja të bëhen bashkë për t’i përmbushur dhe tejkaluar synimet tuaja.
Kam përvojë me zgjidhjen e problemeve.
Për shembull, në biznesin tonë familjar, nuk ishim të sigurt për shpenzimet tona. Vendosa të krijoj shënime më të mira dhe t’i gjurmoj shpenzimet ditore.
Duke i parë shënimet e mia dhe duke i gjurmuar prirjet, ne vërtetuam se një furnitor po na merrte pak më shumë para në çdo faturë pa na treguar.
Do t’i vë në zbatim këto aftësi për zgjidhjen e problemeve në çfarëdo sfide me të cilën mund të jeni duke u përballur dhe jam i sigurt se mund të gjej një përgjigje të mirë.
Unë mund të organizoj.
Për shembull, si nënë, unë bashkërendoj detyrat e shkollës dhe detyrat e punës së tre fëmijëve në shtëpi.
Duke i administruar këto programe, jam siguruar që çdo fëmijë ta ketë përfunduar shkollën me sukses dhe të dijë si të punojë.
Mund t’i përdor këto aftësi administrimi për t’i mbajtur programet e kompanisë suaj në mënyrë që të zbatohet çdo takim.
-
Ushtrohuni:Përdoreni këtë faqe për të krijuar disa pohime vetjake fuqie. Filloni t’i shkruani ato te hapësirat tani. Mund të punoni me një anëtar tjetër të grupit.
1. AFTËSIA
2. SHEMBULLI (Jini konkret)
3. REZULTATET (Jini konkret)
4. PËRKIMI ME NEVOJAT
-
Ushtrohuni:Pasi të keni së paku dy pohime fuqie, përdorini me radhë ato me një anëtar tjetër të grupit. Thuajini ato me zë të lartë derisa të ndiheni me vetëbesim. Përpara mbledhjes sonë të radhës, plotësoni së paku pesë pohime fuqie.
-
Lexoni:Mund ta nisni me deklaratën “unë në 30 sekonda” kur të jeni duke folur me dikë rreth një vendi pune. Ky mund të jetë një punëdhënës ose dikush të cilit i kërkoni t’ju ndihmojë. Më pas, personi ndofta do t’ju bëjë disa pyetje të zakonshme. Ju nevojiten pohime fuqie që t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve. Do t’ua thoni pohimet tuaja të fuqisë shumë njerëzve përpara mbledhjes sonë të radhës.
-
Ushtrohuni:Lexojini këto udhëzime si grup. Pasi t’i keni lexuar udhëzimet, fillojeni veprimtarinë. Mos merrni më shumë se 10 minuta.
-
Ngrihuni që të gjithë dhe lëvizni në një vend të hapur për një ushtrim të shpejtë. Çdo person duhet të jetë përballë një personi tjetër.
-
Personi i parë bën një pyetje të zakonshme, të tillë si:
-
Çfarë mund të më tregoni rreth vetes?
-
Përse duhet t’ju marrim në punë?
-
Cila është pika juaj më e fortë?
-
Çfarë duhet t’u them kontakteve të mia për ju?
-
-
Personi i dytë jep si përgjigje një pohim fuqie.
-
Pastaj ndërroheni. Personi i dytë bën një pyetje tjetër të zakonshme dhe personi i parë përgjigjet me një pohim fuqie.
-
Jepjani shpejt njëri-tjetrit këto përshtypje: A pati katër pjesë? A u duk i/e çiltër dhe me vetëbesim?
-
Më pas të gjithë i ndërrojnë partnerët dhe e bëjnë përsëri. Dhe përsëri!
-
Jini sa më të shpejtë që mundeni derisa gjithsecili ta ketë provuar katër herë.
-
-
Diskutoni:A përdorët pohime fuqie për t’iu përgjigjur pyetjeve? Cilat janë disa variante të këtyre pyetjeve? Cilat janë disa pyetje të tjera që mund të bëjnë intervistuesit?
VEPRIMTARI ME DËSHIRË: SI T’I KTHEJ NEGATIVET NË POZITIVE? |
---|
(MOS E BËNI KËTË GJATË MBLEDHJES.) |
Nëse e zgjidhni, gjatë javës ju mund të bëni këtë veprimtari: |
Mund t’i përdorni pohimet e fuqisë për t’i kthyer pyetjet dhe situatat negative në mundësi pozitive. Studiojeni faqen 33 te Burimet. |
Ku t’i përdor pohimet e fuqisë?
-
Lexoni:Me pohimet tona të reja të fuqisë dhe deklaratën tonë “unë në 30 sekonda”, kemi mjete të shkëlqyera. Por si të gjejmë njerëz që të na dëgjojnë? Çelësi është të bisedojmë me gjithkënd. Pastaj t’u kërkojmë atyre të bisedojnë me kontaktet e tyre. Ky është një “rrjet” dhe është si të merrni në punë ekipin tuaj të shitjeve!
-
Ushtrohuni:Lëvizeni karrigen tuaj për të folur me personin pranë jush.
-
Bisedoni rreth njerëzve me të cilët do të viheni në kontakt për ta përdorur deklaratën “unë në 30 sekonda” dhe pohimet e fuqisë përpara mbledhjes sonë të radhës. Renditini disa emra këtu:
-
Bisedoni rreth mënyrës se si do ta zgjeroni rrjetin tuaj për të krijuar më shumë kontakte. Shkruajini idetë tuaja këtu:
-
-
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes sonë të radhës, ju do të përdorni pohime fuqie me kontaktet që njihni. Dhe do t’u kërkoni kotakteve tuaja që të bisedojnë me kontaktet e tyre. Me deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda” dhe pohimet tuaja të fuqisë, keni dy mjete të shkëlqyera për ta ndërtuar rrjetin tuaj. Kërkimi juaj për vend pune po merr jetë!
VEPRIMTARI ME DËSHIRË: KËRKIM I PËRSHPEJTUAR PËR PUNË |
---|
(MOS E BËNI KËTË GJATË MBLEDHJES.) |
Nëse e zgjidhni, ju mund ta bëni këtë veprimtari pas takimit tonë: |
Për të lëvizur më shpejt, studiojeni temën “Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune” në faqen 15. Provojeni – 15 burime, 10 kontakte, 2 takime – çdo ditë! |