Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-kafe

Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në sfidat për vendin e punës?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta vetëm për këtë faqe (jo për të gjithë pjesën Mësoni).

Gjithashtu, vëreni në dukje se do të shpenzoni 20 minuta më shumë për pjesën Zotohuni se zakonisht.

Lexoni:Disa nga ne e kanë një vend pune dhe disa mund të jenë ende duke kërkuar vende pune, por gjithsecili përballet me sfida të punës. Disa shembuj janë:

  • Ende nuk kam gjetur një vend pune.

  • Shefi im nuk duket kurrë i lumtur nga puna ime.

  • E kam një vend pune, por nuk fitoj para mjaftueshëm.

  • Nuk e di se si t’ia bëj me korrupsionin në punën time.

  • Flas me shumë njerëz, por asnjëri nuk më merr në punë.

  • Është e vështirë të jem i sinqertë me punëdhënësin tim.

  • Nuk më pëlqejnë kolegët e mi.

  • Nuk e mbaj dot një vend pune.

Ne bëhemi më të mbështetur te vetja teksa këshillohemi së bashku dhe ushtrohemi për t’i kapërcyer sfidat.

Ushtrohuni:Çdo anëtar i grupit do ta shkruajë sfidën e vet më të madhe lidhur me vendin e punës në dërrasë. Si grup, zgjidhini tri nga sfidat në dërrasë. Ushtrimi juaj sot është të diskutoni dhe të planifikoni disa zgjidhje.

Shqyrtimi i ushtrimeve, diskutimeve dhe materialeve filmike të kaluara në këtë fletore pune mund të jetë i dobishëm. Ju mund të njihni edhe dikë jashtë grupit që mund të ndihmojë në një sfidë. Ky person mund të ftohet të ndihmojë në mbledhjen e radhës të grupit tuaj.

A po bëhem më i/e mbështetur te vetja?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta vetëm për këtë faqe.

Lexoni:Synimi ynë është mbështetja te vetja, si materialisht edhe shpirtërisht. Suksesi në vendet tona të punës është veçse pjesë e atij synimi.

Diskutoni:Çfarë ndryshimesh keni parë në jetën tuaj teksa i keni ushtruar dhe dhënë mësim parimet te Themeli Im?

Ushtrohuni:Hapeni broshurën tuaj Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja te një vlerësim bosh për mbështetjen te vetja (në anën e prapme). Plotësojini hapat.

Kur të mbaroni, merrni tri minuta për të përsiatur me qetësi sa vijon:

A jeni më të vetëdijshëm për shpenzimet tuaja? A mund t’i përgjigjeni me “shpesh” ose “gjithmonë” më shumë prej këtyre pyetjeve? A jeni më të sigurt për shumën që keni vendosur si të ardhurat tuaja të mbështetjes te vetja? A jeni më pranë arritjes së të ardhurave tuaja të mbështetjes te vetja? Çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar?

Kapaku i broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja