Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-blu

Çfarë do të bëjmë në këtë grup?

Ora: Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Për ta kuptuar qëllimin e këtij grupi të mbështetjes te vetja, shkoni te pjesa e brendshme e kapakut të përparmë të kësaj fletoreje pune dhe lexojeni hyrjen.

Ne jemi këtu për ta ndihmuar njëri-tjetrin të gjejmë vende të reja pune ose punë më të mirë. Ne kemi edhe një synim më të gjerë: të bëhemi të mbështetur te vetja që të mund t’u shërbejmë më mirë të tjerëve.

Ushtrohuni:Ata që i zbatojnë parimet që mësojmë së bashku, shpesh gjejnë vende pune shumë shpejt. Prandaj kjo ia vlen! Shkoni te Harta e Suksesit në Kërkimin e Vendit të Punës në faqen e fundit të kësaj fletoreje pune dhe lexojeni atë me radhë.

Lexoni:Çdo ditë, ne do ta përmirësojmë kërkimin tonë për vend pune. Duke nisur nga sot, ne do të përqendrohemi te dhënia e përgjigjeve për gjashtë pyetjet te Harta e Suksesit në Kërkimin e Vendit të Punës për veten tonë. Ne do të bëjmë zotime, do të veprojmë dhe pastaj do t’ia raportojmë grupit. Ne do t’ia dalim mbanë së bashku!

Edhe pasi të gjejmë vende pune, do të vazhdojmë të vijmë në mbledhjet e grupit për t’i mësuar dhe ushtruar parimet te Themeli Im. Ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë për t’i lartësuar anëtarët e grupit dhe për të marrë ndihmë nga grupi në sfidat për kërkimin tonë për vend pune.

Këtu janë pyetja dhe veprimi për këtë javë.

Lexoni: PYETJA E JAVËS – Si të gjej mundësi të duhura pune?

VEPRIMI I JAVËS – Ta përgatit dhe ta ushtroj deklaratën time “unë në 30 sekonda” dhe t’ia them kujtdo që mundem. Merreni parasysh ta bëni Kërkimin e Përshpejtuar për Vend Pune (një veprimtari me dëshirë).

Pjesa tjetër e kësaj mbledhjeje do të na ndihmojë t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje dhe t’i ndërmarrim këto veprime.

Ushtrohuni:Le të bëjmë veprimin tonë të parë si grup. Le të marrim pesë minuta e të vendosim se si do të quhet grupi ynë.

Shkruajeni emrin e grupit më poshtë:

harta e suksesit në kërkimin e vendit të punës

Çfarë kam për të ofruar?

Diskutoni:A keni pasur ndonjëherë turp t’u thoni njerëzve që ju nevojitet një vend pune?

Lexoni:Ne nuk duhet të merakosemi! Kushdo ka pasur nevojë për një vend pune një herë. Ne kemi talente dhe përvoja. Për më tepër, ne jemi fëmijë të Perëndisë. Ne mund t’ia dalim mbanë! Ne duhet t’i themi gjithkujt se po kërkojmë një vend pune të shkëlqyer dhe se ne jemi të denjë për të!

Ushtrohuni:Ndahuni në skuadra më të vogla me nga tre veta. Lëvizini karriget që të jeni përballë njëri-tjetrit dhe bëjeni veprimtarinë vijuese.

  1. Njëri nga ju t’u tregojë të tjerëve rreth një arritjeje. Flisni shkurt! Mund të thoni: “Mora çmim për ‘shërbimin më të mirë’ në punë, ose “Shërbeva në një mision” (apo një thirrje tjetër në Kishë) ose “Jam nënë”.

  2. Tani, sa më shpejt të munden, dy të tjerët ju thonë juve çfarë zotësish dhe aftësish u nevojitën për ta pasur atë arritje. Nëse thatë: “Shërbeva në një mision”, të tjerët mund të thonë me shpejtësi: “Atëherë ju jeni i guximshëm, një student i mirë, shumë punëtor, një udhëheqës, një punonjës social, një vendosës synimesh, i mirë me njerëzit, një mësues, një planifikues i mirë dhe në gjendje të bëni gjëra të vështira”.

  3. Përsëriteni këtë proces për çdo person në grupin tuaj.

Diskutoni:Si u ndiet ndërsa të tjerët flisnin rreth talenteve dhe aftësive tuaja?

Lexoni:Në këtë kuti, rrethojini arritjet tuaja dhe shkruani të tjera. Mos jini të ndrojtur! Pastaj rrethojini aftësitë, zotësitë dhe veçoritë tuaja dhe shkruani të tjera. Përpiquni ta shihni veten tuaj ashtu siç ju sheh Ati Qiellor!

ARRITJET (Rrethojini dhe shkruani më shumë)

Thirrja në Kishë

Misioni

Prind

Çmime në punë

Arsimi

Udhëheqja

Çmime shërbimi

Udhëhoqa mbledhjet

Shita diçka

Krijova diçka

Mbajta një fjalim

AFTËSITË, ZOTËSITË, VEÇORITË (Rrethojini dhe shkruani më shumë)

I ndershëm

Tepër punëtor

Aftësi shitjeje

Dëgjues i mirë

I përgjegjshëm

I sjellshëm

Aftësi pastrimi

Aftësi mekanike

Komunikimi

Vendosës synimesh

Mësues

I shkathët

Me zgjuarsi

Mirëmbajtja

Ndërtimi

I duruar

Krijues

Karakter i mirë

I kap shpejt gjërat

Ngritës grupi

Planifikues

Pozitiv

Si t’u tregoj të tjerëve për veten time?

Lexoni:Tani e dini se keni shumë për të ofruar! Për të gjetur një vend pune të mirë, duhet t’u tregoni njerëzve se si mund t’i përdorni aftësitë tuaja për t’i ndihmuar ata – dhe duhet t’i tregoni ato me shpejtësi dhe fuqi. Me të gjithë grupin, lexojeni me radhë “Paraqitjen e Sofies”.

Ushtrohuni:Tani, krijojeni paraqitjen tuaj vetjake me këto katër pjesë. Shkruani te rreshtat më poshtë. Merrni 2-3 minuta Përfshini

  1. Emrin tuaj

  2. Vendin e punës që dëshironi (objektivin)

  3. Pse do të ishit i zoti në atë vend pune (kualifimet)

  4. Disa veçori ose aftësi që do t’ju ndihmojnë të keni sukses në atë vend pune

Porosi për Deklaratën “Unë në 30 Sek”: Bjerini shkurt! Njerëzit do të dëgjojnë vetëm për pak sekonda.

Kjo lloj paraqitjeje quhet një deklaratë “unë në 30 sekonda”. Një e nga një, ngrihuni në këmbë dhe paraqiteni veten me deklaratën “unë në 30 sekonda”. Bëjeni atë për 30 sekonda. Le të duartrokasim e të brohorasim për njëri-tjetrin!

Lexoni:“Unë në 30 sekonda” është një mënyrë e mrekullueshme për ta paraqitur vetveten, veçanërisht kur është konkrete. Është më e fuqishme kur ne shtojmë një pyetje në fund që është e posaçme për personin të cilit po i flasim. Sofia u ushtrua duke i shtuar paraqitjes së saj pyetje të ndryshme, në varësi të njeriut që takonte:

Miqve, familjarëve: Çfarë mësuesish apo pronarë shkollash njihni?

Sekretares: “A mund të më drejtoni te Z. Gomez, pronari?

Punëmarrësit: “Si mund t’ju ndihmojë përvoja ime?

Ne duhet ta paraqitim veten te sa më shumë njerëz të jetë e mundur që t’i vëmë në dijeni se jemi në dispozicion për t’u punësuar.

Ushtrohuni:Merrni pak minuta për ta shkruar përsëri deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda”. Bëjeni më të mirë. Shtoni kualifikime dhe veçori konkrete. Shtoni një pyetje që mund të përdorni kur të flisni me një punëdhënës.

Pyetje:

Ushtrohuni:Si grup, bëjeni veprimtarinë vijuese: Nuk duhet të zgjatë më tepër se pesë deri në gjashtë minuta.

  1. Ngrihuni që të gjithë dhe lëvizni në një vend të hapur. Çdo person duhet të jetë përballë një personi tjetër.

  2. Thuajani partnerit tuaj deklaratën tuaj “unë në 30 sekonda”.

  3. Pastaj personi tjetër ju thotë juve deklaratën e vet “unë në 30 sekonda”.

  4. Jepjani shpejt njëri-tjetrit këtë përshtypje:

    • Ai i kishte të katra pjesët? (emrin, objektivin, kualifikimet, veçoritë)

    • A mbaroi me një pyetje?

    • A ishte e çiltër dhe me vetëbesim? A të krijonte mirëbesim?

    • A buzëqeshi personi?

    • A do të donit ta rekomandonit këtë njeri apo t’i jepni një vend pune atij ose asaj?

  5. Më pas ndërrojini partnerët dhe bëjeni përsëri. Dhe përsëri!

  6. Jini sa më të shpejtë që mundeni derisa gjithsecili ta ketë provuar pesë herë.

Lexoni:Që tani e tutje, ne nuk do të kemi turp t’u themi njerëzve se po kërkojmë një vend pune. Ne mund ta hapim gojën dhe t’i themi kujtdo që jemi në dispozicion për t’u punësuar dhe sa të kualifikuar jemi!

A jemi gati të dalim jashtë dhe t’ia themi këtë deklaratë “unë në 30 sekonda” kujtdo që shohim përpara mbledhjes sonë të radhës? A do ta bëjmë?

VEPRIMTARI ME DËSHIRË: KËRKIMI I PËRSHPEJTUAR PËR PUNË

(MOS E BËNI KËTË GJATË MBLEDHJES.)

Në mbledhjen tonë të pestë, do të mësojmë rreth një mënyre për ta përshpejtuar kërkimin tonë për punë. Megjithatë, nëse doni të lëvizni më shpejt në kërkimin tuaj për vend pune tani, mund ta bëni këtë veprimtari shtesë përpara kohe. Ju mund ta bëni këtë vetëm ose me të tjerë.

Për të pasur sukses më shpejt akoma, mund të studioni temën “Kërkimi i Përshpejtuar për Vend Pune” në pjesën Burimet, faqe 15–20. Diskutojeni dhe mësojeni bashkë me familjen tuaj, një anëtar të grupit ose një mik tjetër. Dilni dhe bëjeni – gjeni burime, bëni kontakte dhe rregulloni takime me sa më shumë njerëz të mundeni. Kjo me gjasë mund të kërkojë dy deri katër orë në ditë.

Kërkimi për punë është punë! Por kur njerëzit e ndjekin këtë model, ata gjejnë punë shumë më shpejt.

Nëse zgjidhni ta bëni veprimtarinë, kthehuni dhe raportojani grupit më pas. Përvoja juaj do t’i ndihmojë anëtarët e tjerë të grupit!

Si mund t’i administroj financat e mia me urtësi?

Lexoni:Të qenit i mbështetur te vetja përfshin shpenzimin e më pak parave nga sa fitojmë dhe pasjen e parave në kursime. Kursimet mund të na ndihmojnë të paguajmë shpenzime të papritura ose na ndihmojnë të sigurojmë para për veten dhe familjet tona kur të ardhurat tona janë më të ulëta nga sa presim. Si pjesë e këtij grupi, ne zotohemi të kursejmë çdo javë, qoftë edhe një apo dy monedha.

Diskutoni:Në disa zona, është një ide e mirë të kursesh para në një bankë. Në zona të tjera, nuk është ide e mirë, të tilla si kur një vend ka inflacion të lartë apo kur bankat janë të paqëndrueshme. A janë të mira kushtet në zonën tuaj për të kursyer në një bankë? Cilat banka ofrojnë normat më të mira për kursime?

Lexoni:Një pjesë tjetër e të qenit i mbështetur te vetja është të qenit i lirë nga borxhi vetjak. Huamarrjet vetjake përdoren për të shpenzuar më tepër para nga sa kemi. Profetët na kanë këshilluar ta shmangim borxhin vetjak dhe, ndërsa bëhemi më të mbështetur te vetja, ne do ta pakësojmë dhe ta mënjanojmë çdo borxh vetjak (edhe pse borxhi për biznesin mund të jetë gjë e urtë në disa raste).

Urgjencat mjekësore shpesh mund të shkaktojnë barrë të mëdha financiare. Sigurimet dhe programet e qeverisë për kujdesin shëndetësor shpesh mund të na mbrojnë nga këto barra. Regjistrimi për sigurimet ose te një program mjekësor qeveritar mund të jetë një pjesë e rëndësishme e shtegut tonë drejt mbështetjes te vetja.

Diskutoni:Disa lloje sigurimesh (të tilla si sigurimet shëndetësore dhe të jetës) janë më të mundësuara dhe më të dobishme se llojet te tjera të sigurimeve. Disa ofrues sigurimesh janë të mirë dhe disa janë të pandershëm. Cilat janë mundësitë më të mira për sigurimet në zonën tuaj?

Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?

Diskutoni:Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?

Lexoni:Lexojeni citimin në të djathtë.

Diskutoni:Si mund t’i shërbejnë një “qëllim[i] të shenjt[ë]” përpjekjet tona për të gjetur një vend pune siç tha Plaku Kristoferson?

Lexoni:Zoti ka fuqinë të na ndihmojë të bëhemi të mbështetur te vetja. Ai ka thënë: “ Pasi vini re, unë jam Perëndia; dhe unë jam një Perëndi mrekullish” (2 Nefi 27:23). Teksa ia kushtojmë ose ia përkushtojmë përpjekjet tona për të pasur sukses në vendin tonë të punës qëllimit të shenjtë të të bërit të mbështetur te vetja, Zoti do të na udhërrëfejë nëpërmjet frymëzimit. Teksa e tregojmë besimin tonë duke mbajtur vesh dhe duke iu bindur nxitjeve të Tij, Zoti do t’i bëjë mrekullitë e Tij dhe do të nxjerrë më tepër dobi nga përpjekjet tona nga sa ne do të bënim vetë.