Raportoni
A i mbajta zotimet e mia?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për pjesën Raportoni.
-
Diskutoni:Lexojeni citimin në të djathtë. Si zbatohet kjo për grupin tonë?
-
Ushtrohuni:Le të raportojmë për zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni për ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre.)
-
Lexoni:Tani ngrihuni që të gjithë! Ne duhet të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha zotimet tona. Kyo është një prej zakoneve kyçe për njerëzit e mbështetur te vetja.
Ndërkohë që jemi ende në këmbë, le t’i përsëritim së bashku pohimet e motos sonë. Këto pohime na kujtojnë për qëllimin e grupit tonë.
-
Lexoni:Le të ulemi.
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga mbajtja e zotimeve tuaja? Si mund të ndihmojmë? Le të këshillohemi së bashku dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin me kërkimin tonë për vend pune. Ky është diskutimi më i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje!
Çfarë mësuat nga fakti që ua thatë njerëzve deklaratën “unë në 30 sekonda”? A e përmirësuat atë? A i hodhët në letër kontaktet tuaja dhe a e ndoqët ecurinë?
A e provoi ndonjëri Kërkimin e Përshpejtuar për Vend Pune? Ndonjë rezultat?