Botime të Mëparshme
Zotohuni


Zotohuni

shigjetë-e kuqe

Si do të përparoj çdo ditë?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.

Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.

Emri i partnerit në veprim

Informacion kontakti

Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.

ZOTIMET E MIA

Do t’i përdor pohimet e mia të fuqisë me së paku 20 njerëz këtë javë. (Për disa nga këto duhet të ndiqet ecuria me njerëzit me të cilët jeni vënë në kontakt më parë.)

Rrethojeni synimin tuaj: 20 30 40

Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime.

Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha.

Do ta raportoj te partneri im në veprim.

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Si do ta raportoj përparimin tim?

Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo” ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.

I përdora pohimet e fuqisë me së paku 20 njerëz (Shkruani nr.)

E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo).

I shtova kursimet (Po/Jo)

Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja.

Në mbledhjen e radhës të grupit, ndërmjetësi do të vizatojë një tabelë zotimesh në dërrasë (si ajo më lart). Ne do të mbërrijmë 10 minuta më herët përpara se të fillojë mbledhja dhe ta shkruajmë përparimin tonë në tabelë.

Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen tonë të radhës. Kujtojeni atë ta ndjekë materialin dhe të mos sjellë në klasë materiale shtesë. (Nuk dini si të ndërmjetësoni një temë nga Themeli Im? Lexojeni faqen 13 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)

Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.

Mirëpritja e Përshtypjeve

Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te srsfeedback@ldschurch.org.