LIRIA E ZGJEDHJES DHE PËRGJEGJSHMËRIA
Përmbi Re
Zgjidhni të drejtën dhe lumturinë, pavarësisht cilat janë rrethanat tuaja. Mbani përgjegjësi për zgjedhjet që bëni. Zhvillojini aftësitë e talentet tuaja dhe përdorini ato për mirë. Shmangeni përtacinë dhe jini të gatshëm të punoni shumë.
Ishte një koncept që u provua se qe i drejtë. Për ne në atë aeroplan, u desh pak më shumë përpjekje, pak më shumë karburant dhe pak trazim për të kaluar nëpër re. Megjithatë, pasi e kaluam trazimin, udhëtimi, në pjesën më të madhe të tij, qe i patrazuar. Ndonëse pati një trazim të shkurtër dhe duhej që piloti të ishte gjithmonë i kujdesshëm për kushtet e fluturimit, fluturimi qe shumë më i rehatshëm.
Më vonë mendova për fjalët e pilotit: “Nëse do të kalojmë nëpër re dhe sipër tyre, do të kemi një udhëtim shumë më të patrazuar.” Mendova se sa shumë zbatohet kjo për vetë jetën. Ndërsa jetojmë në vdekshmëri, ka shumë gjëra të shëmtuara dhe amorale, dhe të liga sipër të cilave duhet të kalojmë, nëse do të jetojmë jetën e një shenjtori të ditëve të mëvonshme. Atëherë mund të kemi me vete Shpirtin dhe të ndiejmë paqen që është aty për gëzimin tonë. Duhet përpjekje, duhet forcë vullneti, duhet kurajo si dhe duhet të bëhen zgjedhje të sakta që ne të shkojmë sipër trazirës që na rrethon. Kjo trazirë përfshin fëlliqësinë që na rrethon në mjetet e informimit. Ajo përfshin shkurajimin, dëshpërimin dhe gjithë sfidat e “njeriut të natyrshëm” (Mosia 3:19).
Megjithatë, nëse e ushtrojmë siç duhet lirinë tonë të zgjedhjes, nëse jetojmë standardet që na jepen nga Presidencia e Parë tek broshura Për Forcën e Rinisë dhe nëse bëjmë përpjekje të ndërgjegjshme çdo ditë për t’u ngritur mbi gjërat e botës, udhëtimi ynë në këtë jetë do të jetë shumë më i këndshëm. Do të jemi në gjendje të ndjejmë paqe gjatë udhës dhe do të jemi në gjendje të mbërrijmë të sigurt në fund të udhëtimit.
Kjo nuk do të thotë se udhëtimi do të jetë pa ndodhi dhe plotësisht në paqë. Kjo nuk është premtuar kurrë, sepse do të ketë sfida gjatë udhës, si dhe do të ketë nevojë për vigjilencë e syçeltësi gjatë gjithë udhës. Megjithatë, duke zgjedhur të jemi në anën e Zotit, ne mund të ngrihemi mbi tundimet e kësaj ekzistence në vdekshmëri dhe kjo do të na ga- rantojë paqe e lumturi në këtë jetë si dhe në jetën që do të vijë.