FJALORI
Përdorni fjalor që i ngre shpirtërisht, i nxit dhe i përgëzon të tjerët. Përdorini me nderim dhe respekt emrin e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit. Mos përdorni fjalor apo gjeste profane, vulgare apo të vrazhda.
“Bashkëbisedimi është thelbi i aktivitetit shoqëror miqësor. Ai mund të jetë i gëzueshëm. Mund të jetë i çlirët. Mund të jetë i sinqertë. Mund të jetë zbavitës. Por nuk duhet të jetë i vrazhdë, i pagdhendur, apo i pistë, nëse dikush është sinqerisht besimtar i Krishtit… .
[Kushdo] që i duhet të mbështetet në një gjuhë të tillë, menjëherë shpreh se ka një fjalor të varfëruar. Ai nuk gëzon pasuri të mjaftueshme të shprehjes sa të jetë në gjendje të flasë me efekt pa bërë be ose pa përdorur fjalë të pista… .
Mos bëni be. Mos përdhosni. Shmangini të ashtuquajturat barcaleta të pista. Qëndroni larg bisedimit që është i spërkatur me fjalë të pista e të fëlliqura. Do të jeni më i lumtur nëse veproni kështu dhe shembulli juaj do t’u japë forcë të tjerëve.”
President Gordon B. Hinkli (1910–2008), “Take Not the Name of God in Vain”, Ensign, nëntor 1987, f. 48.