NDERSHMËRIA
Jini të ndershëm me veten, të tjerët dhe Zotin. Mos arsyetoni se pandershmëria është e drejtë.
“Ndershmëria është më tepër se të mos gënjesh. Ajo është të tregosh të vërtetën, të thuash të vërtetën, të jetosh të vërtetën dhe të duash të vërtetën… .
Mashtrimi në shkollë është një formë e vetëmashtrimit. Ne shkojmë në shkollë për të mësuar. Ne mashtrojmë veten kur mbështetemi në përpjekjet dhe punën e dikujt tjetër… .
Vjedhja është tepër e zakonshme nëpër botë… . Vjedhja merr shumë forma, përfshirë vjedhjen në dyqane; marrjen e makinave, aparateve stereo, aparateve për CD, lojërave kompjuterike dhe artikujve të tjerë që i përkasin dikujt tjetër; vjedhjen e kohës, parave dhe mallrave nga punëdhënësit; … ose marrjen hua pa patur aspak qëllim që ta ktheni atë. Askush nuk ka marrë ndonjë gjë me vlerë me vjedhje… .
Vjedhja e çfarëdo gjëje është e padenjë për një mbajtës të priftërisë.”
Presidenti Xhejms E. Faust (1920–2007), Këshilltar i Dytë në Presidencinë e Parë, “Honesty—a Moral Compass”, Ensign, nëntor 1996, f. 41–42, 43.