2008
Dorashka e Dëshmisë
Tetor 2008


Dorashka e Dëshmisë

A keni veshur ndonjëherë dorashka? Disa dorashka mbrojnë duart tuaja kur punoni. Dorashka të tjera i mbajnë ngrohtë duart tuaja. Një tjetër lloj përdoren kur luani në sporte. Në këtë aktivitet ju mund të bëni vetë “dorashkën e dëshmisë” tuaj për t’ju ndihmuar të kujtoni pesë pjesët e dëshmisë tuaj.

Një dëshmi është një dëshmim shpirtëror i vërtetësisë së ungjillit që na jepet nga Fryma e Shenjtë. Dëshmia ka disa pjesë thelbësore. Nëse keni një dëshirë për t’i besuar atyre gjërave, besimi juaj mund të rritet në një njohuri që ato janë të vërteta.

DËSHMIA IME

  1. Unë e di që Perëndia është Ati ynë Qiellor dhe Ai na do.

  2. Unë e di që Biri i Tij, Jezu Krishti, është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë.

  3. Unë e di që Jozef Smithi është një profet i Perëndisë. Ai rivendosi ungjillin e Jezu Krishtit në tokë dhe përktheu Librin e Mormonit me anë të fuqisë së Perëndisë.

  4. Unë e di që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e Zotit mbi tokë sot.

  5. Unë e di që kjo Kishë udhëhiqet nga një profet i gjallë i cili merr zbulesa.

Udhëzime: Gjeni një dorashkë të bardhë.* Prisni fotografitë e kësaj faqeje dhe ngjitini mbi një letër të trashë. Vendosni dorashkën mbi të. Ndërsa përmendni pesë pjesët e dëshmisë, një nga një, ngjisni një fotografi mbi një nga gishtat e dorashkës, duke filluar me gishtin e madh. Ju mund t’i ngjisni fotografitë mbi dorashkë duke përdorur dy sipërfaqe ngjitëse kundrejt njëra-tjetrës, skoç, ngjitës, gjilpëra me kokë, kapëse ose fije.

Ndërsa rrisni dëshminë tuaj, mos kini frikë ta ndani atë! Ndërsa jepni dëshminë tuaj, ju mund të përdorni fraza si “Unë dëshmoj se … ” ose “Unë e di që … ” Dëshmia juaj do të forcohet kur e ndani me të tjerët.

  • Ky aktivitet mund të përshtatet sipas rrethanave tuaja. Dorashka nuk duhet të jetë patjetër e bardhë. Nëse nuk keni dorashka në dispozicion, ju mund të bëni dorashka prej letre ose madje mund t’i ngjisni fotografitë mbi gishtat tuaja me skoç.