2008
SHËRBIMI NDAJ TË TJERËVE
Tetor 2008


SHËRBIMI NDAJ TË TJERËVE

Shërbejuni të tjerëve në detyrat tuaja në Kishë dhe në shtëpinë, shkollën dhe komunitetin tuaj. Kërkoni çdo ditë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që të dini se kujt t’i shërbeni dhe si të ndihmoni për të plotësuar nevojat e tyre.

Mbreti Beniamin na mësoi: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Ka shumë mënyra si mund t’u shërbeni të tjerëve, por sinqeriteti dhe dashuria janë kyçi. Këtu janë disa të dhëna dhe sugjerime se si të shërbeni:

  1. Mos harroni se shërbimi ndaj familjes suaj vjen i pari.

  2. Bëni që shërbimi juaj t’u përshtatet nevojave të individit. Mendoni për atë që mund të pëlqejë, të dëshirojë ose t’i nevojitet dikujt.

  3. Mbajini të thjeshta aktivitetet e shërbimit dhe përfshini të tjerë në planifikimin dhe kryerjen e tyre.

  4. Një buzëqeshje, qëndrim gazmor, dëgjimi, lavdërimi i sinqertë dhe veprime të heshtura mirësie janë forma të rëndësishme shërbimi.

  5. Kujtoni dhe zbatoni këshillën e dhënë tek Mosia 4:21. Ndani bujarisht me të tjerët.