Ide të Tjera për Ndarje Kohe, tetor 2008
Më poshtë gjenden ide të tjera që udhëheqësit e Fillores mund të përdorin së bashku me rubrikën Koha për të Ndarë botuar në Liahonën e tetorit 2008. Për mësim, udhëzime dhe aktivitete që u korrespondojnë këtyre ideve shikoni “Unë do të Jem Shërbëtori i Tij” në faqet M4 dhe M5 të rubrikës për fëmijë të këtij botimi.
-
Përpara kohës për të ndarë, siguroni fotografi të Presidencisë së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm. Vendosini ato në dërrasën e zezë ose tabelë të bardhë. Përgatitni shirita letre me emrat e tyre dhe vendosini ato në anë të tabelës.
Filloni duke u kërkuar fëmijëve të çiftojnë emrat e Presidencisë së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve me fotografitë e tyre. Ndihmoini fëmijët t’i vendosin fotografitë sipas radhës së duhur, në bazë të thirrjes dhe vjetërsisë.
Nga konferenca e përgjithshme më e fundit, ose nga botimet të tjera të Liahonës, zgjidhni fjalime nga Presidencia e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve që përqendrohen tek shërbimi. Ndaini këto mesazhe dhe diskutoni mënyra sesi fëmijët mund të zbatojnë atë që kanë mësuar për t’i ndihmuar ndërsa u shërbejnë të tjerëve. Referojuni Doktrina e Besëlidhje 4:2 për të kujtuar fëmijët se ne shërbejmë me zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë. Këndoni një këngë ose himn për profetët. Jepni dëshmi për bekimin që kemi profetë, shikues dhe zbulues që na mësojnë me anë të fjalëve të tyre dhe shembujve të tyre, se si t’i shërbejmë njëri-tjetrit.
-
Shkruani parimin e ungjillit të javës përmes kreut të dërrasës së zezë: “Meqenëse të tjerë më shërbejnë mua, edhe unë dua të shërbej.” Ftojini fëmijët të këndojnë këngë për të zbuluar se kush u shërben atyre. Pastaj i vini të këndojnë këngë ose himne për Shpëtimtarin, profetët, familjet, miqtë e kështu me radhë. Bëni një listë të atyre që përmenden në këngë ose himne ndën frazën Meqenëse të tjerë më shërbejnë mua.
Krahasoni Doktrina e Besëlidhje 4:2 dhe 59:5. Ndihmoni fëmijët të gjejnë fjalët zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën në të dy shkrimet e shenjta. Vini në dukje se ne duhet ta duam dhe t’i shërbejmë Atit Qiellor dhe të tjerëve me zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë. Përgatitni materialet e nevojshme që fëmijët të plotësojnë mjetin lëvizës në faqen M4.
Kur mjetet lëvizëse të jenë përfunduar, ftojini fëmijët të këndojnë këngë për të zbuluar mënyra sesi mund të shërbejnë. Pastaj këndoni këngë ose himne rreth shërbimit. Shkruani përgjigjet që ata zbulojnë në këngët dhe himnet ndën frazën edhe unë dua të shërbej. Jepni dëshmi për bekimet që vijnë nga që u shërbejmë të tjerëve dhe nga që të tjerët na shërbejnë ne.