Miku Miku
Përgatitja për Mision
“Mbani zemrën tuaj tek Zoti” (1 Samuelit 7:3).
Shumë vite pasi familja ime u pagëzua, misionarët hanin drekë në shtëpinë tonë çdo ditë. Unë mësova t’i dua misionarët dhe unë doja të isha si ata.
Kur isha 11 vjeç, peshkopi im më thirri për një intervistë në zyrën e ti, Ai tha: “Ulise, është koha të fillojmë përgatitjen tënde për të shkuar në një mision.” Unë u habita sepse isha vetëm 11 vjeç! Por ai tha: “Ne duhet ta fillojmë tani atë proces.”
Peshkopi im tha: “Unë do të të intervistoj herë pas here për të parë si po ecën përparimi yt.” Më pas ai më dha disa udhëzime. Ai më mësoi rreth urdhërimeve, priftërisë, denjësisë dhe ndershmërisë. Mua më bëri kaq përshtypje pasi ai më pa në sy dhe tha: “Ti do të shër-besh në mision nëse ndjek udhëzimet që po të jap.”
Gjithmonë i kujtova fjalët e tij, veçanërisht kur përballesha me një sfidë. Për shembull, një herë mamaja ime më dha para për të shkuar në dyqan për të blerë fruta. Për një arsye ose tjetrën, kasierja më ktheu më shumë para sesa i kisha dhënë për të paguar frutat. Unë fillova të eci për në shtëpi dhe kur hapa dorën, pashë që kisha më shumë para sesa kisha pasur me vete kur u nisa.
Satani u përpoq të më bindte që unë mund t’i mbaja paratë për vete. Unë mendova, “Unë kam ca para me të cilat mund të bëj ç’të dua,dhe veç kësaj unë do t’i jap mamasë time kusurin e saktë.” Por atëherë mendova, “Jo, kjo nuk është ajo çfarë më ka treguar peshkopi. Për të qenë një misionar, unë duhet të jem i ndershëm.” Unë e ndjeva Shpirtin në atë kohë dhe u ktheva tek dyqani për të kthyer paratë. Unë u ndjeva mirë në zemrën time. Unë mendova, “Unë isha i ndershëm, iu binda urdhërimeve dhe po përgatitem për misionin tim. Unë do të jem misionar dhe duhet të jem i ndershëm.
Kur isha në shkollë të mesme, unë punoja për të kursyer para për misionin tim. Prindërit e mi ishin të varfër dhe nuk ishin në gjendje të paguanin për çdo gjë. Unë nuk fitova shumë para, por pas pagimit të së dhjetës, unë vendosa të blija një element të veshjes misionare në muaj për misionin tim. Një muaj bleva një këmishë, muajin tjetër një kollare, muajin tjetër një këmishë tjetër. Gjatë atyre tre viteve, unë kurseva mjaftueshëm për të blerë çdo gjë për të cilën kisha nevojë. Unë kurseva mjaftueshëm për të paguar për misionin tim. Unë mësova parimin e kursimit. Unë mësova parimin e të qenit i bindur ndaj ligjit të së dhjetës dhe sesa shumë bekime marrim kur paguajmë të dhjetën.
Misioni im ishte një përvojë e mrekullueshme pasi më ndihmoi të kuptoja parimet e jetës dhe sesi ta aplikoja ungjillin në veprimtaritë e mia të përditshme.
Djem dhe vajza, përgatituni për një mision të mirë dhe për një jetë të mirë. Zoti mezi po pret për të na dhënë gjithë bekimet që na nevojiten.