IDE PËR MBRËMJE FAMILJARE NË SHTËPI
Këto sugjerime mësimdhënieje mund të përdoren në klasë si edhe në shtëpi. Ju mund t’ia përshtasni këto ide familjes ose klasës tuaj.
“Gjetja e Besimit Tim,” f. 8: Diskutoni çfarë është një dëshmi. Tregoni historinë e Jozueut. Lexoni Ethëri 12:6 dhe kërkoni çfarë domethënie kishte ky shkrim i shenjtë për të. Si provohet besimi ynë me qëllim që dëshmitë tona të rriten? Si e rriti Jozueu besimin e tij pasi u pagëzua? Ftoni anëtarët e familjes të ndajnë dëshmitë e tyre.
“18 Mënyra për të Qëndruar të Fortë” f. 25: Ky artikull mund të përdoret për disa mbrëmje familjare në shtëpi. Shkruani 18 standardet në shirita letre. Tërhiqni një shirit dhe lexoni atë pjesë të artikullit. Diskutoni se si zbatohet standardi tek familja tuaj. Pastaj tërhiqni një tjetër, duke vijuar procesin për aq sa është e dëshirueshme. Theksoni se sa të rëndësishme janë këto udhëzime për jetën. Caktoni një objektiv që të ndiqni këshillën për secilin. Përfundoni duke lexuar pjesën “Shko Përpara me Besim.”
“Kujdes nga Kuajt e Drunjtë,” f. 38: Satani ka maskuar shumë kuaj të drunjtë në ditët tona. Lexoni historinë e kalit të Trojës nga artikulli dhe mbani parasysh të kontrolloni libra, muzikë dhe filma në shtëpinë tuaj. Bëjeni një lojë këtë me titullin: “A Mund të Mbahet Kjo?” Mbani vetëm media që janë të virtytshme, të dashura ose me famë pozitive apo të lavdërueshme (shih Nenet e Besimit 1:13). Përfundoni duke lexuar Mosia 5:15 dhe Doktrina e Besëlidhje 45:32.
“Jepni Ndihmë dhe Jini të Lumtur” f. M10: Përfitoni nga ky rast për të paraqitur ose për të vijuar me një listë detyrash për familjen tuaj. Rendisni disa detyra (të përshtatshme me moshat e fëmijëve) dhe kërkoini secilit të zgjedhë një për ta bërë. Lexojeni historinë dhe diskutoni përse është e rëndësishme për secilin që të ndihmojë. Caktoni një objektiv për t’u shërbyer të tjerëve gjatë javës që vjen.
“Përgatitja për Mision”, f. M14: I kërkoni familjes tuaj të dëgjojë mbi mënyrat sesi Plaku Ulises Soares u përgatit për misionin e tij. Lexoni këshillën që i dha peshkopi i tij. Diskutoni se si çdo anëtar i familjes mund të përgatitet të bëhet misionar.