ARGËTIMI DHE MJETET E INFORMIMIT
Zgjidhni argëtim lartësues. Shmangni gjithçka që është e ulët, e pamoralshme, e dhunshme ose pornografike në çfarëdo mënyre. Zotohuni të mbani standardet e Perëndisë.
Me gjithë këto lloje argëtimesh përreth nesh, zgjedhjet mund të jenë trullosëse. Këtu janë disa udhëzime që të na ndihmojnë të zgjedhim argëtim lartësues:
-
Para se të luani me një video game ose të shihni një film, shqyrtoni kategorizimin dhe përmbajtjen.
-
Pyeteni veten nëse ka material të papërshtatshëm në lojë ose film, pavarësisht nga kategorizimi. Shmangni gjithçka që e largon Shpirtin.
-
Nëse materiali është i papërshtatshëm, është krejt në rregull të largoheni, ta fikni ose ta lini.
-
Kërkoni lojëra, filma dhe muzikë që ngrenë moralisht dhe që gjithashtu gjallërojnë mendimin.
-
Zbuloni botën që gjendet larg televizionit, celularëve dhe kompjuterave, të tilla si marshimet, ecjen me biçikletë, mësimin e një aftësie të re ose mësimin për kultura të tjera.
-
Shijoni aktivitete që jua mbajnë mendjen aktive dhe trupin në rregull fizikisht.