2008
Unë do të Jem Shërbëtori i Tij
Tetor 2008


Koha për të Ndarë

Unë do të Jem Shërbëtori i Tij

“Prandaj, O ju që hyni në shërbim të Perëndisë, kujdesuni që t’i shërbeni atij me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, që ju të qëndroni të pafaj përpara Perëndisë në ditën e fundit” (DeB 4:2).

Amoni, një misionar nefit i shkëlqyer, shkoi në tokën e Lamanitëve për “t’u shpallur atyre fjalën e Perëndisë” (Alma 17:12). Kur Amoni hyri në këtë tokë, Lamanitët e lidhën dhe e çuan tek mbreti. Mbreti e pyeti Amonin, nëse kishte dëshirë të banonte në tokën [e tyre]. Amoni i kërkoi mbretit të ishte shërbëtor i tij.

Amoni i shërbeu mbretit me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen e forcën e tij. Ai shfaqi dashuri ndaj njerëzve. Ai e përdori fuqinë e tij për të mbrojtur delet dhe shërbëtorët e mbretit. Ai e përdori mendjen e tij për të mësuar ungjillin dhe për ta ndarë atë me mbretin. Ai e përdori forcën e tij për të qenë i qëndrueshëm dhe i palëkundur në zbatimin në jetë të ungjillit. (Shih Alma 17–18.)

Fjalët e këngës së Fillores “Unë Do Të Jem Trim” na kujtojnë ne të jemi si Amoni.

Zoti ka nevojë për shërbëtorë trima,

Për të përmbushur veprën e tij në ditën e fundit,

Që ndjekin mësimet e Jezusit

Dhe i shërbejnë popullit të tij me dashuri.

Ne mund të mësojmë t’i shërbejmë të tjerëve ashtu si veproi Amoni. Ne mund t’u tregojmë dashuri atyre përreth nesh, veçanërisht familjes dhe miqve tanë. Ne mund ta përdorim energjinë tonë për të bërë gjëra të mira, si për shembull të jemi të mirë ose të gatshëm për të dhënë ndihmë. Ne mund t’i përdorim mendjet tona për të mësuar ungjillin nëpërmjet leximit të shkrimeve të shenjta dhe dëgjimit të prindërve e mësuesve tanë. Ne mund të zgjedhim të jemi të qëndrueshëm dhe të palëkundur në bërjen e asaj që është e drejtë.

Unë do të Jem Shërbëtori i Tij

Dhe do të mbaj bes’lidhjet e mia trimërisht.

Unë do të qëndroj për të vërtetën. Unë do të qëndroj për të drejtën.

Zoti mund të gjejë mbështetje tek unë.

Veprimtari

Bëni prerje në formë ovale dhe ngjitini me njëra-tjetrën kurriz më kurriz. Prisni katër drejtkëndëshat, palosini në dysh dhe ngjitni pjesët e prapme së bashku për të formuar katrorë. Prisni rrethin për të formuar pjesën e sipërme të mjetit dhe hapni vrima aty ku udhëzoheni. Ngjisni ose vizatoni një pikturë të vetes suaj në kornizën ovale. Hapni një vrimë në majë të pikturës ovale dhe në secilin prej katër cepave. Përdorni spango ose fije për të përfunduar mjetin. Vareni mjetin aty ku do t’ju kujtojë t’i shërbeni Zotit dhe të tjerëve.