2008
SHËNDETI FIZIK
Tetor 2008


SHËNDETI FIZIK

Mbani Fjalën e Urtësisë. Përdorni ushqime me vlera ushqyese, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe flini mjaftueshëm. Mos përdorni droga, alkool, kafe, çaj ose prodhime duhani. Mos abuzoni me mjekime që merren me ose pa recetë.

Mbajtja e trupit të shëndetshëm do t’ju ndihmojë t’u bëni ballë streseve të jetës. Kur i bindemi Fjalës së Urtësisë, Ati Qiellor na ka premtuar bekime të mrekullueshme:

“Dhe gjithë shenjtorët të cilët kujtohen t’i zbatojnë dhe t’i bëjnë këto thënie, duke ecur me bindje ndaj urdhërimeve, do të marrin shëndet në kërthizën e tyre dhe palcë në kockat e tyre;

Dhe do të gjejnë urtësi dhe thesare të mëdha diturie, madje thesare të fshehura;

Dhe do të vrapojnë e nuk do të lodhen, dhe do të ecin e nuk do të këputen.

Dhe unë, Zoti, u jap atyre një premtim se engjëlli shkatërrues do të kalojë pranë tyre, sikurse me fëmijët e Izraelit, dhe nuk do t’i vrasë” (DeB 89:18–21).