2008
PASTËRTIA SEKSUALE
Tetor 2008


PASTËRTIA SEKSUALE

Qëndroni të pastër seksualisht. Mos kini asnjë marrëdhënie seksuale para martesës. Mos merrni pjesë në biseda apo aktivitete që zgjojnë ndjenja seksuale. Mos merrni pjesë në aktivitete homoseksuale. Kërkoni ndihmë, nëse bëheni viktimë e përdhunimit, incestit apo e ndonjë abuzimi tjetër seksual.

“Në çështjet e intimitetit njerëzor, ju duhet të prisni! Ju duhet të prisni derisa të mund të jepni gjithçka dhe ju nuk mund të jepni gjithçka derisa të jeni të martuar zyrtarisht e ligjërisht. Nëse ngulmoni të kërkoni kënaqësi fizike pa miratimin e qiellit, ju rrezikoni një dëmtim të tillë shpirtëror dhe psiqik sa që mund të minoni si dëshirën tuaj për intimitet fizik, ashtu dhe aftësinë tuaj për t’i dhënë përkushtim me gjithë zemër një dashurie të mëvonshme, të vërtetë. Mund të zbuloni për tmerrin tuaj, se atë që duhet ta ruanit e keni shpenzuar dhe se vetëm hiri i Perëndisë mund të rikthejë virtytin që e keni falur kaq shkujdesur. Ditën tuaj të dasmës, dhurata më e mirë që mund t’i jepni shokut tuaj të përjetshëm është vetja juaj më e mirë — të pastër, të dëlirë dhe të denjë për një pastërti të tillë si shpërblim.”

Plaku Xhefri R. Holland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Personal Purity”, Liahona, tetor 2000, f. 42.