2008
Për Forcën e Rinisë
Tetor 2008


Për Forcën e Rinisë

Të Përmbushim Detyrës ndaj Perëndisë

E Drejta Për të Zgjedhur dhe Përgjegjshmëria

Zgjidhni drejtësinë dhe lumturinë, pavarësisht nga rrethanat tuaja. Mbani përgjegjësi për zgjedhjet që bëni. Zhvilloni aftësitë dhe talentet tuaja dhe përdorini ato për mirë. Shmangni përtacinë dhe kini dëshirë të punoni shumë.

Mirënjohja

Mbani një shpirt mirënjohje në gjithçka që bëni dhe thoni. Falënderoni Perëndinë për bekimet tuaja dhe shprehni vlerësim për të tjerët që ju ndihmojnë.

Arsimi

Përgatituni për të qenë një ndikim për mirë në botë. Siguroni një arsimim dhe jini entuziast për mësimin. Ndiqni seminarin.

Familja

Bëni pjesën tuaj në ndërtimin e një shtëpie të lumtur. Nderoni prindërit tuaj dhe forconi marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat tuaja.

Miqtë

Zgjidhni miq që kanë të njëjtat standarde të larta me ju. Trajtojini të gjithë me mirësi dhe respekt. Ftoni miqtë e besimeve të tjera në aktivitetet e Kishës. Afrohuni me të sapokthyerit në besim dhe me ata që janë më pak aktiv.

Veshja dhe Pamja e Jashtme

Vishuni me modesti për të treguar respekt për Perëndinë dhe veten tuaj. Kurrë mos i ulni standardet tuaja të veshjes për asnjë lloj rasti. Mos e shpërfytyroni trupin tuaj me tatuazhe dhe me shpime në trup.

Argëtimi dhe Media

Zgjidhni argëtime që ju ngrenë shpirtërisht. Shmangni çdo gjë që është vulgare, imorale, e dhunshme apo pornografike në ndonjë mënyrë. Zotohuni të mbani standardet e Perëndisë.

Muzika dhe Vallëzimi

Dëgjoni muzikë që ju ndihmon t’i afroheni Atit Qiellor. Mos dëgjoni muzikë që nxit imoralitetin, i thur lavde dhunës apo që përdor fjalor fyes. Kur vallëzoni, shmangni kontaktin e plotë të trupit ose lëvizje sugjestionuese.

Fjalori

Përdorni gjuhë që i ngre shpirtërisht, i nxit dhe i përgëzon të tjerët. Përdorni emrat e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit me nderim dhe respekt. Mos përdorni gjuhë apo gjeste profane, vulgare ose të ulta.

Takimet

Mos dilni në takime derisa të mbushni të paktën 16 vjeç. Dilni në takime vetëm me ata që kanë standarde të larta. Kur të filloni të dilni në takime, dilni në grupe ose në takime me çifte të tjera. Planifikoni aktivitete që ju ndihmojnë të mbeteni pranë Shpirtit të Zotit.

Pastërtia Seksuale

Mbani veten tuaj të pastër seksualisht. Mos kini marrëdhënie seksuale para martese. Mos merrni pjesë në biseda ose veprimtari që zgjojnë ndjenja seksuale. Mos merrni pjesë në veprimtari homoseksuale. Kërkoni ndihmë nëse bëheni viktimë e përdhunimit, incestit apo e ndonjë abuzimi tjetër seksual.

Pendimi

Me anë të Shlyerjes se Shpëtimtarit, ju mund të merrni falje dhe të pastroheni nga mëkatet tuaja kur pendoheni. Rrëfejani mëkatet tuaja Zotit dhe atyre që keni lënduar. Nëse mëkatet janë serioze, do t’ju duhet gjithashtu t’ia rrëfeni ato peshkopit tuaj.

Ndershmëria

Jini të ndershëm me veten, të tjerët dhe Zotin. Mos mendoni që pandershmëria është e drejtë.

Respektimi i Ditës së Shabatit

Përdoreni Shabatin për të adhuruar Zotin, për të shkuar kishë, për t’iu afruar më shumë familjes tuaj dhe për të ndihmuar të tjerët. Mos kërkoni argëtime apo që të shpenzoni para gjatë Shabatit. Kur është e mundur, shmangni punën të dielën.

Të Dhjetat dhe Ofertat

Me dëshirë paguani një të dhjetë të plotë. Merrni pjesë në dhënien llogari për të dhjetën. Bindjuni ligjit të agjërimit.

Shëndeti Fizik

Mbani Fjalën e Urtësisë. Hani ushqime të ushqyeshme, bëni ushtrime fizike rregullisht dhe flini mjaftueshëm. Mos përdorni droga të forta, alkool, kafe ose prodhime të duhanit. Mos abuzoni me mjekimet e marra me receta apo që mund të blihen në farmaci pa receta.

Shërbimi Ndaj të Tjerëve

Shërbejini të tjerëve në detyrat tuaja që ju caktohen në Kishë si edhe në shtëpi, shkollë e komunitet. Kërkoni çdo ditë udhëheqjen e Frymës së Shenjtë për të ditur kujt t’i shërbeni dhe se si të plotësoni nevojat e të tjerëve.

Shkoni Përpara me Besim

Jini të vërtetë ndaj Zotit dhe Kishës së Tij. Lutuni privatisht dhe lexoni shkrimet e shenjta në mënyrë të rregullt. Mbani besëlidhjet tuaja dhe dëgjoni pëshpëritjet e Shpirtit. Zoti do t’ju ndihmojë të kaloni provat dhe sfidat tuaja.