2008
Koment
Tetor 2008


Koment

Liahona Ka Bekuar Jetën Tonë

Jemi kaq mirënjohës që mund të marrim Liahonën këtu në Vanuatu. Është e mrekullueshme të lexosh për njerëz në vende të ndryshme dhe se si Kisha po lulëzon nëpër botë. Ne kemi mësuar kaq shumë nga revista. Ajo ka bekuar jetën tonë dhe ne nuk do të jemi kurrë më njëlloj për shkak të saj.

Amos Tarohati Zoro, Vanuatu

Liahona Është një Mik

Kur lexoj Liahonën, e di sa me fat jam që jam pjesë e kësaj pune të madhe të Zotit. Liahona më ndihmon të jem anëtar i mirë i Kishës. E di se Liahona mund të jetë një mjet i shkëlqyer për punë misionare. Si anëtarë ne mund ta përdorim atë që të ndihmojmë të tjerët të vijnë tek Krishti. Liahona është një nga miqtë e mi më të mirë.

Galsanjamts Dashdava, Mongoli

Një Tub në Pusin e Ujërave të Pastër

Si mësues i Doktrinës së Ungjillit në lagjen time, jam thellësisht mirënjohës për punën e shkëlqyer që keni bërë me LDS.org. Leja për të zotëruar dhe për t’iu qasur materialeve të Kishës është jashtëzakonisht e kufizuar në zonën tonë. Mundësimi i shkrimeve të shenjta dhe materialeve të Kishës nëpërmjet internetit është sikur të kemi një tub në pusin e ujërave të pastër. Ju lutem ta dini se përpjekjet tuaja sjellin një ndryshim shumë të vërtetë në jetën e përditshme të anëtarëve tanë. Çfarë mrekullie është për ata që të kenë mesazhin e Atit tonë Qiellor në vetë gjuhën e tyre.

Emri nuk botohet

Fjalë Që Mund të Ndihmojnë të Gjithë Njerëzit

Sa mirënjohës jam që kam Liahonën në jetën time! Në të unë gjej fjalë të frymëzuara që mund të ndihmojnë të gjithë njerëzit, qoftë anëtarë të Kishës ose jo. Mesazhet e Presidencisë së Parë shprehin dashurinë e tyre për ne dhe rubrika “Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” është plot me shembuj të mirë për t’i ndjekur. Unë e lexoj revistën nga faqja e parë deri tek e fundit, sepse e di që Shpirti do të më prekë dhe do të më forcojë kur e bëj këtë. E di se nëpërmjet kësaj reviste, Drita e Krishtit prek njerëzit dhe ju falënderoj të gjithëve ju që e bëni të mundur këtë.

Kristof Jaime, Portugali

Ne Kemi Vëllezër e Motra

Jam shumë mirënjohëse që Ati Qiellor më ndihmoi të gjej Kishën e Tij dhe të bëhem anëtare. Kam mësuar të vërteta të mrekullueshme, jam bërë një njeri më i mirë dhe po përgatitem për jetën e përjetshme. Më lumturon shumë që famil-ja ime është pjesë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe se nuk jemi vetëm — se ne kemi vëllezër e motra. Kisha ka qenë forca jonë në vitet e vështira. Jemi mirënjohëse ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit si dhe gjithashtu ndaj profetëve dhe apostujve që na shërbejnë.

Suzana Martirosova, Armeni