TAKIMET
Mos bëni takime derisa të jeni të paktën 16 vjeç. Dilni në takime vetëm me ata që kanë standarde të larta. Kur të filloni takimet, dilni në grupe ose në takime bashkë me çifte të tjera. Planifikoni aktivitete që ju ndihmojnë të mbeteni pranë Shpirtit të Zotit.
Takimet më të mira në grupe janë të planifikuara, por me raste; jo të shtrenjta, por zbavitëse. Jini krijues; njerëzit kënaqen me diçka që ofron larmi dhe i lejon të njohin të tjerë duke u kënaqur. Pyetni prindërit, miqtë ose udhëheqësit e rinisë për ide për takime në grup. Këtu keni disa sa për të filluar:
-
Vizitoni një punishte sheqerkash, punishte djathi ose një vend tjetër interesant që ndodhet pranë.
-
Organizoni një vakt ku secili sjell diçka dhe caktoni njerëz të sjellin disa gatime apo ushqime.
-
Vizitoni një park vendor, ku të mund të ushqeni zogjtë, të shëtitni, të luani hedhje disku, t’i jepni biçikletës ose të bëni piknik.
-
Vizitoni një muze, akuarium ose kopsht zoologjik. Kontrolloni në gazeta apo internet për hyrje falas ose bileta me skonto.
-
Takohuni duke bërë një shërbim. Mblidhni gjethet e rëna tek një fqinj, lani dritare ose ndihmoni për diçka që duhet të bëhet.
-
Nëse jeni në një gjendje shpirtërore për një mbrëmje më të qetë, vizitoni një bibliotekë ose librari vendore dhe shfletoni librat së bashku.
-
Nëse jetoni në një zonë që ka plot dëborë, ndërtoni së bashku një plak bore sipas një modeli të avancuar. Nëse jetoni pranë një plazhi, ndërtoni një kështjellë prej rëre. Ose ndërtoni objekte të veçuara dhe pastaj zhvilloni një konkurs të gjykuar nga kalimtarë të panjohur.