2008
FAMILJA
Tetor 2008


FAMILJA

Bëni pjesën tuaj për të ndërtuar një shtëpi të lumtur. Nderoni prindërit tuaj dhe forconi marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat tuaja.

Presidencia e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve kanë deklaruar: “Lumturia në jetën familjare ka më shumë gjasa të arrihet kur bazohet mbi mësimet e Zotit Jezu Krisht. Martesat dhe familjet e suksesshme ngrihen dhe ruhen me parimet e besimit, lutjes, pendimit, faljes, respektit, dashurisë, dhembshurisë, punës dhe aktiviteteve të shëndosha argëtuese.”1

Çuditërisht, këto të vërteta të thjeshta, bazuar në planin e lumturisë të Atit tonë Qiellor, nganjëherë janë befasuese për botën. Por një studim i kohëve të fundit gjeti se adoleshentët jashtë Kishës gjithashtu po gjejnë lumturi në shpirtshmërinë dhe marrëdhëniet e tyre familjare. Në vitin 2007, dy organizata të mëdha mediatike të SHBA-së anketuan të rinj të moshave 12 deri 24 vjeç, për të gjetur se çfarë i bën të lumtur.

Ndërmjet të tjerave, studimi paraqiti këto përfundime:

  • Të rinjtë “varen nga prindërit si një burim jetik sigurie dhe lumturie”.

  • “Të rinjtë do të kërkojnë gjithmonë e më shumë lumturinë nëpërmjet shpirtshmërisë dhe besimit.”

  • “Do të forcohet një rigjallërim i interesit tek të rinjtë për strukturat familjare tradicionale.”

  • Një nga deklarimet përmbledhëse nga studimi thoshte: “Ndërkohë që kërkimet tona fillestare zbuluan se rinia e sotme është më tradicionale se brezat e mëparshëm, ne u befasuam kur pamë shkallën me të cilën të rinjtë presin me gëzim të madh martesat dhe krijimin e familjeve të veta.”2

SHËNIME

  1. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Liahona, tetor 2004, f. 49.

  2. Shih Associated Press/MTV Research and Strategic Insights, Happiness, 20 gusht 2007.

Shtyp në Letër