2008
SHKONI PËRPARA ME BESIM
Tetor 2008


SHKONI PËRPARA ME BESIM

Bota Pret Nga Ju

Jini të vërtetë ndaj Zotit dhe Kishës së Tij. Rregullisht, lutuni në një vend të mbyllur dhe lexoni shkrimet e shenjta. Mbani besëlidhjet tuaja dhe u vini vesh pëshpëritjeve të Shpirtit. Zoti do t’ju ndihmojë të ndesheni me provat dhe sfidat tuaja.

Tani është koha të shkoni përpara me besim. Është koha të gjendeni duke mbajtur urdhërimet e Perëndisë. Është koha të ushtroni besimin tuaj duke qenë në lutje e të bindur. Kur e ushtroni besimin tuaj nëpërmjet zbatimit me përpikëri të këtyre standar-deve, do të shihni se ju do të jeni të lumtur dhe do të keni më shumë mundësi të përhapni tek të tjerët ungjillin dhe besimet tuaja. Të jetuarit e këtyre standardeve do t’ju japë liri, nuk do t’ju kufizojë.

Kur shkoni përpara me besim, do të korrni bekimet e premtuara dhe Zoti do të derdhë mbi ju Shpirtin e Tij. Me Shpirtin e Tij për udhëheqje, ju do të dini çfarë të bëni e si të përgjigjeni në çdo rrethanë dhe do të gjendeni duke mbajtur besëlidhjen tuaj të pagëzimit që përherë do të kujtoni Atë.

Udhëheqësve të rinj në moshë në të gjitha epokat u është kërkuar të ushtrojnë besimin e tyre dhe të binden me përpikëri. Nefi, Jozef Smithi, Ruthi dhe shumë të tjerë kanë vepruar me besim kur kanë qenë të bindur ndaj Zotit dhe profetëve të Tij.

Ju jeni rinia e së drejtës fisnike të parëbirnisë, një brez mbretëror dhe një brez i profecisë. Besimi juaj do të sjellë atë ndryshim të mjaftueshëm në një botë që pret mirësi dhe dritë. Bota pret nga ju shembull dhe udhëheqje. Prandaj, “le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej” (Mateu 5:16).

Shtyp në Letër