2008
MIRËNJOHJE
Tetor 2008


MIRËNJOHJE

Kini një shpirt mirënjohjeje në gjithçka që bëni dhe thoni. Falënderoni Perëndinë për bekimet tuaja dhe shprehni vlerësim për të tjerët që ju ndihmojnë.

“Kjo është një kohë e mrekullueshme për të jetuar këtu në tokë. Mundësitë tona janë të pakufishme. Ndërkohë që ka disa gjëra të gabuara në botë sot, ka shumë gjëra që janë të mira, të tilla si mësuesit që japin mësim, shërbestarët që shërbejnë, martesa që ia dalin, prindër që sakrifikojnë dhe miq që ndihmojnë.

Ne mund të përmirësojmë veten, dhe të tjerët gjithashtu, kur kundërshtojmë të mbetemi në zonën e mendimit negativ dhe kultivojmë brenda zemrës tonë një qëndrim mirënjohjeje. Nëse mosmirënjohja konsiderohet si një mëkat serioz, atëherë mirënjohja zë vendin e vet midis virtyteve më fisnike… .

… Le të pasqyrojmë mirënjohje për Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Ungjilli i Tij i lavdishëm jep përgjigje për pyetjet më të mëdha të jetës: Nga kemi ardhur? Përse jemi këtu? Ku shkon shpirti im kur vdes?”

Presidenti Tomas S. Monson, “An Attitude of Gratitude”, Liahona, maj 2000, f. 4, 8.