2008
TË DHJETAT DHE OFERTAT
Tetor 2008


TË DHJETAT DHE OFERTAT

Parapëlqej të Bekohem!

Pagoni me gatishmëri të dhjetën e plotë. Merrni pjesë në dhënien e llogarisë për të dhjetën. Bindjuni ligjit të agjërimit.

Në Guajanë, një vend që ndodhet në pjesën veriore të Amerikës së Jugut, të rinjtë shenjtorë të ditëve të mëvonshme po flasin për të dhjetën dhe ofertat.

“Preferoj të bekohem!” thotë Simeon Louell, 14 vjeç, gjatë një mësimi seminari në shtëpinë e mbledhjes Prashad Nagar, në Xhorxhtaun. Klasa sapo kishte lexuar Malakia 3:8–12, që paralajmëron se ata që vjedhin Perëndinë duke mos paguar të dhjetën, do të mallkohen, kurse ata që e paguajnë të dhjetën, do të kenë bekime aq të mëdha saqë nuk mund të maten.

“Shikoni gjithçka që premtohet”, thotë shoqja e klasës Xian Kipins, 16 vjeçe. “Ju do të keni mbrojtje. Ju do të lulëzoni. Pragjet e qiellit do të hapen për ju.”

Klint Kallender, 17 vjeç, i Degës së Dytë të Garden Parkut (gjithashtu në Xhorxhtaun), thotë: “Gjithçka në tokë është nga Ati Qiellor. Ai kërkon t’i kthehet vetëm një pjesë e vogël e saj, për të na ndihmuar të tregojmë mirënjohjen tonë. Prandaj jam i lumtur të paguaj të dhjetën. Jam i lumtur të agjëroj një herë në muaj dhe të dhuroj për të siguruar ndihmë për të varfërit. Dhe kur shoh gjithçka bën Kisha kur ka një cunam, uragan, ose fatkeqësi të tjera natyrore — gjithë furnizimet me veshje dhe ushqime të siguruara nga Kisha — ndiehem i lumtur kur mendoj se mund të jem pjesë e kësaj duke qenë bujar me ofertat e mia.”

Tjetërkund, në Misionin e Indive Perëndimore, 17-vjeçarja Kurfju Ali e Degës Arima në Port of Spein të Trinidadit, i shpjegon Mark Mangreit, gjithashtu 17 vjeç, se, edhe pse ajo fiton vetëm pak para, ajo paguan 10 për qind të të ardhurave të saj si e dhjetë, si dhe kontribuon edhe me oferta agjërimi. “Në atë mënyrë unë e di se Zoti është i lirë të më bekojë mua”, thotë ajo. Ajo flet me Markun për dhënien llogari për të dhjetën dhe sesa mirë ndjehet kur është në gjendje të deklarojë se ajo ka paguar të dhjetë të plotë.

Marku sheh një formular dhurimi të paplotësuar, e lexon dhe thotë: “Ke të drejtë, Kurfju. Nesër do të çoj në kishë të dhjetën time.”

Shtyp në Letër