2023
Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 193‑të
Maj 2023


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 193‑të

“Jemi ushqyer shpirtërisht gjatë këtyre dy ditëve të fundit”, – tha Presidenti Rasëll M. Nelson në përfundim të Konferencës së Përgjithshme Vjetore të 193‑të të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (shih te faqe 127). Ai ushqim me bollëk përfshiu këshillën për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit Jezu Krisht, duke e zëvendësuar grindjen me dashuri hyjnore, dhembshuri dhe paqe (shih te Presidenti Nelson, faqe 98; shih edhe te Plaku Kristoferson dhe Plaku Soares, faqet 77 dhe 85).

“Ju ftoj ta shqyrtoni dishepullimin tuaj brenda kontekstit të mënyrës se si i trajtoni të tjerët”, – tha Presidenti Nelson. “Ju bekoj të bëni çfarëdo përshtatjeje që mund të nevojitet, me qëllim që sjellja juaj të jetë fisnikëruese, respektuese dhe përfaqësuese për një ndjekës/e të vërtetë të Jezu Krishtit” (faqe 98)

Me Presidentin Nelson, udhëheqës të tjerë të Kishës shpallën që përgjigjja ndaj pyetjeve, sfidave, zhgënjimeve dhe humbjeve tona gjendet në shembullin, mësimet, Shlyerjen dhe Ringjalljen e Shpëtimtarit Jezu Krisht, që na ofron “dhuratën e paqes” (Presidenti Ajring, faqe 29; shih edhe te Presidenti Ouks, faqe 102; Presidentja Xhonson, faqe 81 dhe Plaku Mërs, faqe 39). Folësit na nxitën të përqendrohemi te Shpëtimtari (shih te Plaku Kamargo, faqe 64), ta adhurojmë Atë (shih te Plaku Stivenson, faqe 6), të vijmë tek Ai (shih te Presidentja Kordën, faqe 10), t’i forcojmë dëshmitë tona për Të (shih te Presidenti Ballard, faqe 105), të japim shërbesë ashtu siç do të jepte shërbesë Ai (shih te Plaku Gong dhe Plaku Uceda, faqet 16 dhe 70), dhe ta përmirësojmë dishepullimin tonë (shih te Plaku Bednar, Plaku Rasband dhe Plaku Breg, faqet 123, 108 dhe 60).

Udhëheqësit e Kishës gjithashtu na nxitën që ta ruajmë si thesar bekimin tonë patriarkal. Ata që nuk e kanë marrë bekimin e tyre patriarkal, u këshilluan që të luten se “kur të jetë koha e duhur” për ta marrë një bekim patriarkal (shih te Plaku Benet dhe Plaku Jamashita, faqet 42 dhe 88).

Presidenti Nelson, i cili njoftoi ndërtimin e 15 tempujve të rinj, na kujtoi se “Jezu Krishti është arsyeja pse ndërtojmë tempuj” (faqe 127; shih edhe te Plaku Renland, Plaku De Hojos dhe Plaku Dankan, faqet 35, 52 dhe 95).

Ne mbështetëm pesë Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë të rinj, një Presidencë të re të Përgjithshme të Të Rejave dhe një anëtar të ri të Presidencës së Përgjithshme të Të Rinjve, ndërkohë që iu dha një falënderim i përzemërt atyre që u liruan ose do të lirohen nga thirrja më 1 gusht 2023.

Teksa e rishikojmë konferencën e përgjithshme, i studiojmë mesazhet dhe “i medito[jmë] të vërtetat e dhëna mësim” (Presidenti Nelson, faqe 127), ne do të ndiejmë, së bashku me ata që folën, një dëshirë për të folur për Jezu Krishtin, për t’u gëzuar në Të, për të predikuar dhe për të dëshmuar për Jezu Krishtin – burimin e shpëtimit tonë (shih te 2 Nefi 25:26).