Profeti Njofton 15 Tempuj të Rinj
Gjatë konferencës së përgjithshme të prillit 2023, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi tempuj në vendndodhjet vijuese:
-
Retalhuleu, Guatemalë
-
Ikuitos, Peru
-
Teresina, Brazil
-
Natal, Brazil
-
Tuguegarao-Siti, Filipine
-
Iloilo, Filipine
-
Xhakartë, Indonezi
-
Hamburg, Gjermani
-
Lethbrixh, Alberta, Kanada
-
San‑Hoze, Kaliforni, SHBA
-
Bejkërsfilld, Kaliforni, SHBA
-
Springfilld, Misuri, SHBA
-
Sharlët, Karolina e Veriut, SHBA
-
Uinçester, Virxhinia, SHBA
-
Herisbërg, Pensilvani, SHBA
Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj
Tempujt vijues janë përkushtuar ose ripërkushtuar që nga konferenca e përgjithshme e fundit në tetor:
-
Tempulli i Hamiltonit në Zelandën e Re u ripërkushtua më 17 tetor 2022.
-
Tempulli i Kuitos në Ekuador u përkushtua më 20 nëntor.
-
Tempulli i Belemit në Brazil u përkushtua më 20 nëntor.
-
Tempulli i San‑Huanit në Porto‑Riko u përkushtua më 15 janar 2023.
Tempulli i Riçmondit në Virxhinia do të përkushtohet më 7 maj.
Punimet e ndërtimit filluan për tempujt vijues: Tempullin e Keretaros në Meksikë, Tempullin e Managuas në Nikaragua, Tempullin e Uillamet‑Vallejit në Oregon (SHBA), Tempullin e Toreonit në Meksikë, Tempullin e Mirafloresit, Guatemala‑Siti në Guatemalë, Tempullin e Port‑Vilës në Vanuatu dhe Tempullin e Hibër‑Vallejit në Jutë (SHBA).
Përditësimi për Rinovimin e Sheshit të Tempullit
Projekti i rinovimit të Tempullit të Solt-Lejkut kohët e fundit përfundoi vitin e tij të tretë. Në vitin 2022 u krye puna e madhe vijuese:
-
Hidroizolimi dhe rregullimi i peizazhit të Sheshit të Rrugës Qendrore.
-
Instalimi i shtyllave përforcuese të betonit nën themelet ekzistuese të tempullit.
-
Instalimi i kanaleve ngrohës për hidroizolimin dhe shkrirjen e dëborës në sheshin e Ndërtesës së Zyrave të Kishës; filloi puna për shtrimin e ri të rrugëve.
-
Fillimi i ndërtimit të pavioneve për miqtë vizitorë dhe në tre katet e shtuara më të ulët të shtesës së tempullit, e cila do të përfshijë dy pagëzimore, dhoma vulosjeje, dhoma veshjeje dhe zyra administrative.