2023
Plaku Ahmad S. Korbit
Maj 2023


“Plaku Ahmad S. Korbit”, Liahona, maj 2023.

Thirrje të Reja

Plaku Ahmad S. Korbit

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Ahmad S. Korbit thotë se dhënia e shërbesës nëpër botë si këshilltar në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve ndihmoi që t’i sillte thirrjes së tij të re “një aftësi më të madhe për ta dëgjuar drejtimin dhe udhëzimin profetik dhe apostolik me përkujdesje dhe besim në rritje”.

I thirrur që të shërbente në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve në prill 2020, Plaku Korbit i ka kaluar tre vitet e fundit duke punuar me udhëheqës të tjerë të rinisë për ta forcuar brezin e ri dhe për t’i ftuar ata që të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit.

“Nuk mendoj se ndjenja ime e ngutjes për ta forcuar brezin e ri do të pakësohet ndonjëherë”, – tha ai. “Ata do të jenë udhëheqës më të mirë nga ç’jemi ne, sepse do të jenë rritur me mundësi për ta bërë veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit në mënyra më të larta e më të shenjta.”

Ahmad Salem Korbiti, 60 vjeç, iu lindi Xhejms Ërl Korbitit dhe Amelia Korbitit më 16 gusht 1962 në Filadelfia të Pensilvanisë, në SHBA. Në ditëlindjen e tij të 18‑të, Ahmadi u bashkua me Kishën, duke pasuar nënën dhe disa prej motrave e vëllezërve të tij në ujërat e pagëzimit. Njerku i tij u pagëzua vitin në vazhdim.

Pasi ndoqi Kolegjin Riks (tani Universiteti “Brigam Jang” – Ajdaho) dhe shërbeu në Misionin e Porto‑Rikos, San‑Huan nga viti 1982 deri në 1984, ai u takua me Xhejn Xhoslinin gjatë një udhëtimi për në tempull me të rinj në moshë madhore beqarë. Çifti u martua në gusht të vitit 1985 në Tempullin e Uashington D.K.‑së. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve.

Plaku Korbit ka diploma nga ai që tani është Universiteti Stokton në Nju-Xhersi dhe nga Fakulteti Juridik i Ratgërsit. Ai ka shërbyer si president i Misionit të Republikës Domenikane, Santo-Domingo Lindore, si president kunji, këshilltar në dy presidenca kunjesh dhe si këshilltar i lartë.

Vëllai Korbit ka punuar si avokat mbrojtës, në marrëdhëniet me publikun dhe qeverinë, si drejtor i Zyrës së Nju‑Jorkut të Kishës për Çështjet Publike dhe Ndërkombëtare dhe si specialist i misionit të zonës.