“Plaku Alan T. Filips”, Liahona, maj 2023.
Plaku Alan T. Filips
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Që në moshë të re, Plaku Alan T. Filips ndjeu se Kisha ishte e vërtetë, por ai shpresonte për më shumë dëshmi vetjake për Shpëtimtarin përpara se të ndërmerrte shërbimin misionar kohëplotë.
“Agjërova, u luta, shkova në pyll”, – tha ai. “Po kërkoja përgjigjen e madhe.”
Pastaj, në një javë kur familja e tij ishte larguar me një detyrë, ai e frekuentoi i vetëm mbledhjen e sakramentit.
“Nuk po kërkoja gjë. Isha thjesht atje, duke u përgatitur për sakramentin dhe duke kënduar me bashkësinë”, – tha ai. “Për herë të parë fjalët dhe ideja e ‘duar[ve të] Tij t’gjakosura për borxhin tim’1 më doli në pah dhe hyri në zemrën time. E ndjeva realitetin e Tij në lidhje me mua, jo më një koncept, jo më një diçka abstrakte. Ai ishte, në atë çast, Shpëtimtari im.”
Plaku Filips më vonë u lut, duke e falënderuar Atin Qiellor dhe duke i thënë Atij se do të ishte i vërtetë për pjesën në vazhdim të jetës së tij kundrejt kësaj njohurie të saposhpalosur që Perëndia ia kishte dhënë.
Ky ishte çasti kur realiteti i Shpëtimtarit i ishte pohuar atij. Ai tha se gjithçka tjetër në dëshminë e tij ngrihet mbi atë “bazë [të] sigurt” (Helamani 5:12).
Alan Tomas Filipsi lindi në Kent të Anglisë në qershor 1970 dhe u rrit në Bakingamshër të Anglisë. Ai u martua me Lindsi Lorgun në korrik 2005, në Tempullin e Mesës në Arizonë. Ata kanë katër fëmijë dhe janë anëtarë të Kunjit historik të Hajd Parkut për Kishën në Londër.
Plaku Filips mori një diplomë universitare dhe pasuniversitare nga Shkolla e Londrës për Shkencat Ekonomike dhe Politike. Ai ka punuar për organizata të ndryshme në fushat e biznesit, financës dhe arsimit, përfshirë katër vitet e fundit si drejtori akademik i Qendrës së Universitetit “Brigam Jang” në Londër.
Plaku Filips shërbeu një mision kohëplotë në Misionin e Anglisë, Mançester. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar në Presidencën e Zonës së Europës Veriore, I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, këshilltar i lartë dhe këshilltar në peshkopatë.