“Motra Tamara W. Runia”, Liahona, maj 2023.
Motra Tamara W. Runia
Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave
Gjatë gjithë jetës së saj Motra Tamara (Temi) W. Runia ka pasur një larmi thirrjesh, si mësuese e klasës së shkrimeve të shenjta për kunjin, këshilltare në presidencën e Shoqatës së Ndihmës të një kunji, udhëheqëse me bashkëshortin e saj për Misionin e Australisë, Sidnei, por ajo e ka kaluar shumicën e shërbimit të saj me Të Rejat.
“Më ka pëlqyer shumë çdo thirrje në të cilën kam shërbyer”, – tha Motra Runia, e cila ka shërbyer edhe si presidente e Të Rejave të kunjit. “Por”, shtoi ajo, “duhet të them se ndihem rehat me Të Rejat.”
Motra Runia tha se ajo ka qenë në kampin e Të Rejave më shumë se 20 herë. Një vit asaj iu kërkua madje të merrte pjesë si udhëheqëse e brohoritësve në kamp.
Ajo dëshiron që të gjitha të rejat ta dinë se sa shumë i do Ati i tyre Qiellor. Ajo dashuri është “e gjerë sa qielli, e thellë sa oqeani”, – tha ajo. “Ati Qiellor”, shtoi ajo, “dëshiron që ato të gjitha të kthehen në shtëpi.”
Ajo tha se ta ndiejnë atë lidhje do t’ua ndryshojë jetën të rejave “sepse e ka ndryshuar jetën time”.
Motra Runia iu lindi Vinsent Alma Udit dhe Gejll Hilton Udit më 2 mars 1961, në Konkord të Kalifornisë në SHBA. Ajo u rrit në Uollnat‑Krik të Kalifornisë.
Ajo ishte studente në vitin e parë të Universitetit “Brigam Jang”, duke studiuar gazetari për transmetime televizive, kur u takua me R. Skot Runian. Ata u martuan në maj të vitit 1981 në Tempullin e Oklandit në Kaliforni. Kanë shtatë fëmijë dhe tani jetojnë në Provo të Jutës.
Motra Runia u mbështet gjatë konferencës së përgjithshme të prillit si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave. Ajo do ta fillojë shërbimin e vet më 1 gusht.
Përveç shërbimit të saj në Kishë, ajo ka kaluar 20 vjet në bordin e Koalicionit për Ushqimin dhe Përkujdesjen në Provo, koalicion i cili siguron burime për njerëzit e pastrehë dhe me të ardhura të pakta financiare.