2023
Presidentja Xhonson dhe Presidentja Kordën Vizitojnë Afrikën
Maj 2023


Presidentja Xhonson dhe Presidentja Kordën Vizitojnë Afrikën

Presidentet e Përgjithshme të organizatave të Shoqatës së Ndihmës dhe të Të Rejave shkuan në Afrikën Lindore dhe Qendrore në mars për t’u takuar me shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe udhëheqës qeveritarë, si dhe për të vizituar vendndodhjet humanitare. Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonson, dhe Presidentja e Përgjithshme e Të Rejave, Boni H. Kordën, e filluan turneun e tyre nëntëditor në Nairobi të Kenias.

Presidentja Kordën udhëtoi në Kenia, Ugandë, Republikën Demokratike të Kongos dhe Republikën e Kongos. “Kemi folur me udhëheqës të qeverive që kanë pasur dëshirë për t’i ndihmuar familjet dhe neve na kanë lënë shumë mbresa udhëheqësit që dëshirojnë ta ndjekin Jezu Krishtin”, – tha Presidentja Kordën. “Si udhëheqës mbi baza besimi, ne kemi një synim të përbashkët për të ndihmuar në ngritjen e familjeve, prandaj ka qenë mbresëlënëse.”

Presidentja Xhonson udhëtoi drejt Ugandës Verilindore me UNICEF-in (në fillim i quajtur United Nations International Children’s Emergency Fund [Fondi i Kombeve të Bashkuara për Urgjencat Ndërkombëtare të Fëmijëve], tani United Nations Children’s Fund [Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët]) dhe u takua me shenjtorë të ditëve të mëvonshme në Lubumbashi në Republikën Demokratike të Kongos. “Kjo është një përpjekje për të shkuar përtej anëtarëve tanë për të trajtuar nevojat – nevojat humanitare – të fëmijëve të botës dhe ne i gjetëm ato. Ishte e lavdishme”, – tha Presidentja Xhonson për udhëtimin me UNICEF-in. “Ishte e përzemërt dhe pikëlluese në të njëjtën kohë, por u largova që atje duke u ndier plot shpresë.”