“Vëllai Bredli R. Uilkoks”, Liahona, maj 2023.
Vëllai Bredli R. Uilkoks
Këshilltar i Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve
Vite përpara shërbimit si këshilltar në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve, Vëllai Bredli R. Uilkoks dhe bashkëshortja e tij, Debi, e dërguan birin e tyre ngurrues 14‑vjeçar në programin Especially for Youth (EFY) [Enkas për Rininë] në Universitetin “Brigam Jang”.
Ata shqetësoheshin se ai “nuk kishte asnjë pjesëz shpirtërore brenda vetes”. Adoleshenti u kthye në shtëpi i ndryshuar – më i përqendruar dhe më i ndjeshëm ndaj gjërave shpirtërore. Tani, vite më pas, ai po shërben në peshkopatë dhe po këshillon rininë në vetë lagjen e tij.
Kjo është çfarë Vëllai Uilkoks vuri re në mënyrë të përsëritur verën e shkuar ndërkohë që të rinj e të reja shenjtore të ditëve të mëvonshme anembanë globit morën pjesë në konferencat Për Forcën e Rinisë (FSY). Në mënyrë të përsëritur, ata “që nuk ishin të sigurt se donin të vinin”, u kthyen në shtëpi të ndryshuar dhe më të mirë.
Vëllai Uilkoks, i cili ka shërbyer si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve që nga viti 2020 dhe u mbështet si Këshilltar i Parë gjatë konferencës së përgjithshme të prillit 2023, tha se kjo ka qenë një kohë emocionuese për t’i shërbyer rinisë shenjtore të ditëve të mëvonshme. Presidencat e Përgjithshme të Të Rinjve dhe Të Rejave po punojnë së bashku rregullisht dhe “konferencat e FSY‑së, udhëzuesi dhe revista për Forcën e Rinisë po arrijnë te më shumë të rinj e të reja se ndonjëherë më parë”.
Bredli Rei Uilkoksi, 63 vjeç, iu lindi Rei T. Uilkoksit dhe Val C. Uilkoksit më 25 dhjetor 1959, në Provo të Jutës në SHBA. Ai u rrit në Provo, por kaloi pak vite të fëmijërisë në Etiopi.
Pasi shërbeu një mision kohëplotë në Misionin e Kilit, Vinja‑del‑Mari, Vëllai Uilkoks u martua me Debora Ganellin në Tempullin e Provos në Jutë në tetor 1982. Ata janë prindër të katër fëmijëve dhe jetojnë në Provo të Jutës.
Vëllai Uilkoks mori diplomat e tij universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti “Brigam Jang” (UBJ) dhe doktoratën e tij në fushën e arsimit nga Universiteti i Uajomit. Ai është profesor në Sektorin e Shkrimeve të Shenjta të Lashta të UBJ‑së. Që nga viti 1985, ai ia ka përkushtuar shumicën e stinëve të verës programit të EFY‑së në UBJ.
Vëllai Uilkoks ka shërbyer si peshkop dhe në një presidencë kunji, si president i Misionit Lindor të Kilit në Santiago dhe në bordin e përgjithshëm të Shkollës të së Dielës.