“Plaku Robert M. Dejns”, Liahona, maj 2023.
Plaku Robert M. Dejns
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Plaku Robert M. Dejns po punonte si profesor ligji dhe biznesi në Universitetin e Stanfordit kur u thirr të shërbente si mësues seminari herët në mëngjes.
Si shenjtor i ditëve të mëvonshme gjatë gjithë jetës së vet, Plaku Dejns e njihte ungjillin, por diçka rreth thirrjes e shtyu t’i studionte shkrimet e shenjta si kurrë më parë. Bashkëshortja e tij, Ruthi, tha se ai shpesh shkonte të flinte herët dhe ngrihej në 04:00 të mëngjesit pasi i duheshin tri orë që të përgatitej për mësimin e përditshëm me 15 nxënës.
“Disa njerëz kanë talent; disa duhet të ngulmojnë”, – tha ai. “Unë jam në kategorinë ‘Më mirë të ngulmosh’.”
Plaku Dejns tha se u zhyt në shkrimet e shenjta për disa orë çdo ditë ngaqë dëshironte të dinte dhe ta ndiente dashurinë e Shpëtimtarit dhe më pas t’i ndihmonte studentët e tij që të krijonin të njëjtën lidhje. Kjo përvojë dhjetëvjeçare pati një ndikim të fuqishëm mbi besimin dhe dëshminë e tij.
“Ndiej se vërtet u ktheva në besim dhe arrita ta njoh Jezu Krishtin kur isha mësues seminari në Palo‑Alto të Kalifornisë”, – tha Plaku Dejns, i cili u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë i ri gjatë konferencës së përgjithshme të prillit 2023.
Robert Merill Dejnsi iu lindi Robert Henri Dejns III dhe Xhanet Landgren Dejnsit më 28 korrik 1964, në Blumington të Indianës në SHBA. Ai u rrit në Provo të Jutës dhe u martua me Ruth En Gleizerin në Tempullin e Solt-Lejkut në dhjetor 1988. Ata kanë pesë fëmijë.
Plaku Dejns u diplomua nga Universiteti “Brigam Jang” përpara se të merrte një diplomë për juridik nga Universiteti i Jellit. Ai punoi si një bashkëpunëtor për Goldman Saks dhe më pas dha mësim në Universitetin e Nju‑Jorkut dhe të Jellit. Për dy dekadat e kaluara, Plaku Dejns ka punuar si zëvendësdekan dhe profesor Pritzker i ligjit dhe biznesit në Universitetin e Standfordit.
Plaku Dejns shërbeu si misionar kohëplotë në Misionin e Zvicrës, Zyrih. Thirrje të tjera në Kishë përfshijnë president kunji, këshilltar i lartë, peshkop dhe udhëheqës i çerdhes. Ai po shërbente si president kunji në kohën kur mori thirrjen.