Përmbledhje Historike
Kronologjia e mëposhtme jep një kuadër të shkurtër historik për mësimet e Presidentit Xhorxh Albert Smith të paraqitura në këtë libër.
1870, 4 prill | U lindi në Solt-Lejk-Siti të Jutas Xhon Henrit dhe Sara Far Smithit. |
1874–1875 | Babai i tij, Xhon Henri Smith, shërben një mision në Britaninë e Madhe. Xhorxh Alberti është katër vjeç kur ai largohet. |
1880, 27 tetor | Xhon Henri Smithi shugurohet Apostull. |
1882–1885 | Xhon Henri Smithi shërben si president i Misionit Europian. |
1883 | Xhorxh Albert Smithi fillon të punojë në një fabrikë veshjesh në moshën 13 vjeç. |
1888 | Fillon të punojë për një kompani hekurudhore. Vuan dëmtim të përhershëm të syve për shkak të punës së tij. |
1891, shtator–nëntor | Shërben një mision në Jutan jugore për Shoqatën e Përmirësimit Reciprok të Të Rinjve. |
1892, 25 maj | Martohet me Lusi Emili Udraf në Tempullin e Mantit të Jutas. |
1892–1894 | Shërben një mision në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, duke filluar vetëm disa javë pas martese. Lusi bashkohet me të katër muaj në mision. |
1903, 8 tetor | Shugurohet Apostull nga Presidenti Jozef F. Smith. |
1904 | Shkruan “kredon e tij personale”, një listë e 11 idealeve sipas të cilave zotohet të jetojë (shih faqet 1–2 të këtij libri). |
1909–1912 | Vuan nga probleme serioze shëndetësore. |
1919–1921 | Kryeson mbi Misionin Europian. |
1921–1935 | Shërben si mbikëqyrës i përgjithshëm i Shoqatës së Përmirësimit Reciprok të Të Rinjve. |
1922 | Zgjidhet zëvendëspresident i National Society of the Sons of the American Revolution [Shoqatës Kombëtare të Bijve të Revolucionit Amerikan]. Shërben në këtë post deri në vitin 1925 dhe pastaj sërish në 1944 dhe 1946. |
1930, shtator | Ndihmon për të organizuar Utah Pioneer Trails and Landmarks Association [Shoqërinë e Shtigjeve dhe Pikave të Referimit të Pionierëve të Jutas] për të gjetur dhe shënuar vende historike të Kishës. Ai zgjidhet si presidenti i parë i organizatës. |
1933, 27 korrik | Bëhet president i Society for the Aid of the Sightless [Shoqatës për Ndihmën ndaj të Verbërve] në Juta. |
1934, 31 maj | Merr çmimin Silver Buffalo [Bualli i Argjendtë], çmimi më i lartë që jepet nga Boy Scouts of America [Skautistët e Amerikës]. |
1935–1936 | Mbikëqyr botimin e Librit të Mormonit në alfabetin braj. |
1937, 5 nëntor | Lusi vdes në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. |
1938, janar–korrik | Viziton misionet e Kishës në Paqësorin e Jugut, përfshirë ndalesa në Havai, Samoa, Tonga, Tahiti, Zelandën e Re dhe Australi. |
1943, korrik | Veçohet si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. |
1945, 21 maj | Veçohet si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
1945, 23 shtator | Përkushton Tempullin e Ajdaho-Folls në Ajdaho. |
1945, 2 nëntor | Takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara Hari S. Truman për të diskutuar përpjekje për t’i çuar ndihmë Europës pas Luftës II Botërore. |
1946, maj | Viziton anëtarë të Kishës në Meksikë, Presidenti i parë i Kishës që e bën këtë. I paraqet një kopje të Librit të Mormonit presidentit meksikan Manuel Kamaço. |
1947, 24 korrik | Përkushton Monumentin “This Is the Place” [“Ky Është Vendi”] dhe përkujton njëqind vjetorin e mbërritjes së pionierëve në Luginën e Solt-Lejkut. |
1947 | Anëtarësia e Kishës arrin në një milion. |
1949, 30 shtator–2 tetor | Merr pjesë në transmetimin e parë televiziv të konferencës së përgjithshme. |
1951, 4 prill | Vdes në Solt-Lejk-Siti të Jutas në ditëlindjen e tij të 81-të. |