2015
Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 185-të e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Nëntor 2015


Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 185-të e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

“Ju jeni një bir ose bijë e Atit tonë Qiellor”, tha Presidenti Tomas S. Monson në sesionin e paradites të së dielës të konferencës së përgjithshme. “Ju keni ardhur nga prania e Tij që të jetoni në këtë tokë për një stinë, që të pasqyroni dashurinë dhe mësimet e Shpëtimtarit dhe që ta lini të shkëlqejë me guxim dritën tuaj për ta parë të gjithë njerëzit. Kur ajo stinë në tokë të ketë mbaruar, nëse ju e keni bërë pjesën tuaj, juaji do të jetë bekimi i lavdishëm i kthimit për të jetuar me Të përgjithmonë” (faqe 88).

Në këtë konferencë të përgjithshme u njoftua largimi nga jeta kohët e fundit i Presidentit Bojd K. Paker dhe Pleqve L. Tom Peri dhe Riçard G. Skot, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Anëtarët e Kishës mbështetën tre anëtarë të rinj të kuorumit: Pleqtë Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson dhe Dejll G. Renland.

Pjesë të tjera të spikatura:

  • Bisedat nga Pleqtë M. Rasëll Ballard, Dejvid A. Bednar dhe D. Tod Kristoferson, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksuan arsyen përse Zoti e krijoi Kishën e Tij, me profetë dhe apostuj si themeli i saj, për të bërë punën e Tij dhe për të na fuqizuar ne që të kthehemi tek Ai (shih faqet 24, 128 dhe 108).

  • Bisedat nga Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Plaku Xhefri R. Holland, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjeguan rolet themelore të grave. Presidenti Nelson vërejti: “Mbretëria e Perëndisë nuk është dhe nuk mund të jetë e plotë pa gra të cilat bëjnë besëlidhje të shenjta dhe më pas i mbajnë ato, pa gra të cilat mund të flasin me fuqi dhe autoritet nga Perëndia” (faqe 96).

  • Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pohoi se “Shpëtimtari ynë përjetoi dhe vuajti plotësinë e të gjitha sfidave të vdekshme. … Dhe për shkak të kësaj, Shlyerja e Tij i jep Atij fuqinë për të na ndihmuar – për të na dhënë forcën për t’i duruar të gjitha” (faqet 61–62).