2015
Studentët e Seminarit e Ngrenë Përvojën e Tyre të të Mësuarit
Nëntor 2015


Studentët e Seminarit e Ngrenë Përvojën e Tyre të të Mësuarit

Studentët e seminarit po u përgjigjen mirë kërkesave të ngritura të diplomimit, që u vunë në zbatim vitin e kaluar. Rezultatet e njoftuara kohët e fundit tregojnë se 81 përqind e studentëve të regjistruar e kryen me sukses detyrën e posaçme të përfundimit të semestrit, se frekuentimi u rrit nga 71 në 77 përqind dhe gati 80 përqind e studentëve i përmbushën kërkesat e leximit.

Kërkesat e reja i lejojnë mësuesit të theksojnë doktrina kyçe në mësimdhënien e tyre, ndërkohë që i lejojnë studentët të përqendrohen mbi po të njëjtat doktrina.

Përafërsisht 400.000 të rinj e të reja janë regjistruar në seminar anembanë botës.