Nisma e Medias për Krishtlindjen
Gjatë sezonit të Krishtlindjes 2015, Kisha do të nxjerrë një nismë për mjete të shumta të medias, të titulluar “Një Shpëtimtar Ka Lindur”. Nisma përqendrohet te gjetja, njohja dhe ndjekja e Jezu Krishtit dhe marrja e bekimeve të bëra të mundura nga lindja, mësimdhënia dhe Shlyerja e Tij. Pjesa qendrore e kësaj nisme është një video e re që paraqet fëmijë nga e gjithë bota duke dhënë dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin dhe duke festuar lindjen e Tij në Bethlehem më shumë se 2.000 vjet më parë. Shihni videon dhe mësoni më shumë rreth rëndësisë së Jezu Krishtit duke vizituar christmas.mormon.org; krishtlindja.mormon.org.