Botimi SHDM i Biblës në Portugalisht
Një botim shdm i Biblës së Shenjtë në portugalisht në shtator u vu në dispozicion në internet tek AsEscrituras.lds.org, si edhe në programin për celularë Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Formate të tjera, të tilla si variantet ePub dhe PDF, gjithashtu janë në dispozicion. Varianti i shtypur do të vihet në dispozicion në mars të vitit 2016, me botime zanore dhe brejl [alfabet për të verbrit] gjithashtu për t’u botuar në vitin 2016.
Botimi i ri, i titulluar Bíblia Sagrada, Almeida 2015, bazohet në botimin e vitit 1914 të përkthimit të Biblës nga João Ferreira Annes de Almeida, botim që u zgjodh për shkak të cilësisë së lartë të përkthimit të tij. Nën drejtimin e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, një grup me Autoritete të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetë të Zonës, gjuhëtarë profesionistë dhe anëtarë të Kishës punuan për pesë vjet që ta shqyrtonin dhe përgatitnin botimin shdm. Përafërsisht 1,4 milionë anëtarë të Kishës flasin portugalisht.