2020
Peshkopi L. Tod Baxh
Nëntor 2020


Peshkopi L. Tod Baxh

Këshilltar i Dytë në Peshkopatën Kryesuese

Pasi shërbeu 18 muaj si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Peshkopi L. Tod Baxh u mbështet si Këshilltar i Dytë në Peshkopatën Kryesuese. Ai zëvendëson Peshkopin Din M. Dejvis, i cili u thirr si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.

Peshkopi Baxh u diplomua në Universitetin “Brigam Jang” në vitin 1984 me një diplomë universitare të nivelit të parë si ekonomist. Ai punoi për Bain & Company, Japoni; Citibank, N.A. dhe GE Capital në Japoni dhe Atlantë të Xhorxhias në SHBA. Ai u bë president dhe drejtuesi më i lartë ekzekutiv i bankës Tokyo Star Bank Limited në vitin 2003, duke shërbyer si drejtor i bordit të bankës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Ai gjithashtu shërbeu si anëtar i bordit të drejtorëve për kompaninë ajrore Hawaiian Airlines.

Në një pikë në jetën e tij, ndërkohë që Peshkopi Baxh mendoi seriozisht rreth ndryshimit të karrierës, ai mori këshillë të vlefshme. “Na nevojiten njerëz me integritet moral në biznes”, i tha atij një këshilltar, duke shtuar se shtegu i karrierës së tij do t’i jepte shumë mundësi për t’i këshilluar dhe ndihmuar njerëzit.

Karriera e Peshkopit Baxh, në fakt, vërtet i dha atij shumë mundësi për të qenë një ndikim për mirë në botën e biznesit, përfshirë hapjen e dyerve për ta përhapur ungjillin në Japoni, ku ai kishte shërbyer më parë si misionar në Misionin e Japonisë, Fukuoka. Më vonë shërbeu si president i Misionit të Japonisë, Tokio.

“Lajmi i mirë i ungjillit”, ka dhënë mësim ai, “nuk është premtimi për një jetë pa pikëllime dhe mundime por për një jetë plot qëllim e kuptim – një jetë ku pikëllimet dhe mundimet tona mund të ‘përfshihe[n] vetëm në gëzimin për Krishtin’ [Alma 31:38].”1

Lorens Tod Baxh u lind më 29 dhjetor 1959, në Pitsburg të Kalifornisë në SHBA. Ai u njoh me Lori Kapenerin gjatë vitit të tyre të parë në Universitetin “Brigam Jang”. Ata u martuan në vitin 1981 në Tempullin e Loganit në Jutë. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve.

Përpara thirrjes si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Peshkopi Baxh shërbeu si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, sekretar ekzekutiv i kunjit, president i Të Rinjve në kunj, peshkop dhe president i kuorumit të pleqve.

Shënim

  1. L. Tod Baxh, “Mirëbesimi i Qëndrueshëm dhe i Paepur”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 47–48.